E Hënë, 2 Nëntor 2026

Reali i Madridit sulmon në Harvard, UEFA-n: Janë si muzikantët

Reali i Madridit nuk humb shans për të sulmuar UEFA-n. Kësaj here e ka bërë gjatë një seminari të mbajtur në Harvard Bussines School aty ku shefi i ekzekutivit të klubit madrilen ka krahasuar UEFA-n me muzikantët e Titanikut, të cilët vazhduan të performonin edhe pse anija po përmbytej.

“Sistemi ashtu siç e njohim ne nuk është më. Tani na duhet që të organizojmë gjërat ndryshe, kjo ishte arsyeja përse ne kemi përkrahur Super Ligën”, tha Hoze Angel Sançez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›