E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet i mituri në Kamëz, kanosi me armë një 16-vjeçar

KAMËZ – Një 15-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kansour me armë zjarri një 16-vjeçar.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Valias.

“Gjatë operacionit u arrestua një shtetas 15-vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 19:00, në Valias të Ri, ka kanosur me armë zjarri një shtetas 16 vjeç”, njofton policia.

Arma e zjarrit tip pistoletë, së bashku me krehrin dhe municionin luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›