Reali i pandalshëm, mposht Betis dhe “rrëmben” vendin e parë

Shkon për Realin e Madridit sfida për kryesimin e La Liga kundër Betis. Merengues arrijnë fitoren e tyre të katërt në katër ndeshje, duke fituar 2-1 në shtëpi përballë skuadrës andaluziane, +3 në renditje dhe të vetëm në komandë në kuotën e 12 pikëve. Ishte Vinicius Junior që nënshkroi epërsinë e blancos në minutën e 9-të dhe Canales barazoi pas vetëm tetë minutash. Në pjesën e dytë rritet intensiteti i lojtarëve të Ançelotit dhe në minutën e 65-të vjen epërsia e re dhe definitive e firmosur nga Rodrygo.
Një hap i vogël përpara për Mallorca dhe Girona, që kanë barazuar 1-1 mes tyre. Gjithçka ndodh në finale: Raillo gëzon vendasit në minutën e 87-të me golin e shënuar, por kalojnë pesë minuta dhe në të dytën e shtesës penalltia e Saiz vendos barazpeshën.
Barcelona arrin fitoren e tretë në ligë dhe kalon në dhjetë pikë, në vendin e dytë në renditje dhe dy pikë prapa liderit Real Madrid. Fitore e bukur dhe bindëse, 3-0 në fushën e Sevillas në krizë, vetëm një pikë pas katër javësh. Ndeshja në fakt u mbyll në pjesën e parë me golat e Raphinha-s në minutën e 21-të dhe Leëandoëski-t të zakonshëm në minutën e 36-të. Në pjesën e dytë, Garcia mendon që në fillim të kompletojë tripletën dhe të rëndojë edhe më shumë humbjen e andaluzianëve, në pamundësi për të reaguar.
Atletico Madrid nuk është në gjendje të gjejë fitoren dhe është ndalur nga një barazim 1-1 në fushën e Real Sociedad. Alvaro Morata pas 5 minutash lojë, shënon golin që zhbllokon ndeshjen për Atletico Madridin. Skuadra e Simeones shtyn dhe dyfishohet në 29′, sërish me sulmuesin spanjoll. Por goli u anullua nga Var. Vendasit arritën të gjejnë golin e barazimit në minutën e 55-të, Umar me kokë goditi saktë. Skuadra e Simeones e humbi kështu mundësinë për të qëndruar në vazhdën e Real Madrid.