E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali ngushton diferencën

Real Madridi ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Herculesit për t`iu afruar më shumë kreut të tabelës.

Heroi i Los Blancos ishte Karim Benzema, i cili realizoi nga një gol në secilën pjesë.

Fillimisht ai ngriti epërsinë pas asistimit të Raul Albiol (24’), ndërsa në pjesën e dytë ishte Angel Di Maria lojtari që pasoi në drejtim të francezit, i cili dyfishoi rezultatin (56’).

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi gjendet katër pikë pas Barcelonës, që të dielën zhvillon derbin kundër Sevillas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›