Palacios mungon për tri javë

Nga Express më 12 mars 2011 në ora 20:43
Tottenham do të jetë pa mesfushorin Wilson Palacios për tri javë, për shkak të lëndimit të tij në gjurin e djathtë. Reprezentuesi i Hondurasit vërejti dëmtimin gjatë seancës stërvitore të enjten, ndërsa i është nënshkruar një operacioni të vogël që do t’i pamundësojë të luajë për rreth 20 ditë.
Palacios ka bërë 20 paraqitje për Tottenhamin në Premierligë këtë sezon dhe do të mungojë edhe në ndeshjen kundër West Hamit më 19 mars, por mund të kthehet përballë Wiganit në fillim të muajit të ardhshëm.