E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali një provë e vërtetë për teknikun Rafa Benitez

Madrid - Rafa Benitez në takimin me Realin këtë mbrëmje do ta ketë mendjen edhe tek rinovimi i kontratës së tij me klubin e Liverpulit. Kontrata e aktuale e teknikut të kësaj skuadre skadon në përfundim të këtij sezoni. Vendimtare për rinovimin e mëtejshëm do të jetë edhe paraqitja e Liverpulit në Ligën e kampioneve.

Ndeshja kundër Realit është një provë e vështirë për teknikun spanjoll të Liverpulit, i cili kërkon me çdo kusht kualifikimin për në turin tjetër. Për Benitezin është shfaqur një interesim edhe nga Juventusi për të zëvëndësuar teknikun Klaudio Ranieri.

Por, ish-tekniku i Valencias mënjanon të gjitha zërat, duke deklaruar: “Nuk mendoj se kjo ndeshje kundër Realit është vendimtare për rinovimin e kontratës time. Kjo është një sfidë e rëndësishme për mua dhe për klubin, dhe kaq. Përpara, veç kësaj me Realin, kemi edhe shumë përballje të rëndësishme, dhe nuk mund të themi se çështja e rinovimit do të vendoset nga një, apo dy ndeshje”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›