Rikthehet në fushë pas 100 ditësh Altin Lala
Hanover - Ditët e vështira për Altin Lalën kanë marrë fund. Futbollisti shqiptar do t’i rikthehet Hanoverit që në ndeshjen e kësaj fundjave pas dëmtimit të gjatë në shtyllën kurrizore. Ndeshja e rikthimit për Lalën pritet të jetë kjo e kësaj të shtune përballë Bajer Leverkusenit në Hanover.
Hanoveri do të ketë në dispozicion pas 99 ditësh një nga lojtarët shtyllë, mungesën e të cilit e ka ndier mjaft në ndeshjet këto ndeshje të zhvilluara.
Rreth rikthimit të Altin Lalës dhe futbollistit tjetër, Çerundolom, i lumtur është shfaqur edhe tekniku Mikael Tarnat, cili shprehet: “Jam i kënaqur që Altini dhe Stivi u rikthyen, pasi janë lojtarë te të cilët mund të mbështetesh, për të realizuar objektivin, grumbullimin e sa më shumë pikëve”.