Reali per kualifikimin ne gjysmefinale
Ndeshja e tretë brenda një jave.
Reali i Madridit do të ketë sërish përballë Valencian, në ndeshjen e kthimit në çerekfinalet e Kupës së Mbretit.
Skuadra e Jose Mourinhos niset nga avantazhi 2-0 në takimin e parë. Madrilenët shfaqen të favorizuar edhe prej fitores 5-0 gjatë fundjavës në “Mestalla”, në ndeshjen e kampionatit.
Pas dy disfatave radhazi me Realin, skuadra e Valverdes do të bëjë të pamundurën për të fituar dhe për të shpresuar te kualifikimi.
Misioni bëhet i vështirë, mbi të gjitha prej mungesës së Soldados, i cili ka pësuar një dëmtim muskulor.
Çerekfinalet e Kupës së Mbretit në Spanjë do të nisin me ndeshjen e orës 19:30 ndërmjet Sevillas dhe Real Zaragozas.
Me takimin e parë që është mbyllur në barazim pa gola, andaluzët pritet të shfrytëzojnë faktorin fushë.