Kupa kthen Roma-Inter

Roma-Inter, akti i dytë.
Pas barazimit në kampionat, në “Olimpico” do të luhet sfida e parë në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
Përveç një vendi në finale, kualifikimi do të ishte garancia për një vend në Europa League gjatë sezonit të ardhshëm.
Roma paraqitet në këtë përballje mes shumë mungesave. Zeman duhet të bëjë llogaritë pa Taddein, Dodò, Pjanic, De Rossin, Osvaldon, Lopez dhe Romangolin.
Në mesfushë Bradley do të luajë përkrah Florenzit e Tachtsidis, ndërsa me Osvaldon të skuallifikuar në sulm, përkrah Tottit dhe Lamelas do të luajë Destro.
Zikaltërit e Stramaçionit do të ndryshojnë pak nga ndeshja e së dielës.
Në mesfushë kthehet Cambiasso, ndërsa në repartin ofensiv, Palacios pritet të jetë përkrah Roçhit, edhe pse ky i fundit duhet të fitojë balotazhin me Livaja.
Ndeshja e kthimit do te luhet me 17 pruill ne stadiumin “Meazza”.