E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali s’gjen paqe/ Alonso ishte shumë taktik, Mou u beson shumë aftësive individuale

Edhe pse jemi vetëm në javët e para të La Liga-s në dhomat e zhveshjes së Real-it kanë nisur pakënaqësitë e para karshi metodave të Jose Mourinho-s.

Rikthimi i portugezit në Madrid nuk mund të ishte garanci për triumfin në fushë, por deri më tani ai nuk ka mundur as të krijojë frymën e grupit brenda një skuadre, e cila gjithmonë e më shumë shikon me skepticizëm metodat e tij të punës.

Vitin e kaluar në këtë periudhë lojtarët e Real-it kishin nisur që të ankoheshin pranë presidencës pasi gjykonin se taktikat e Xabi Alonso-s ishin shumë të sofistikuar, por tani Jose Mourinho është duke u kritikuar se mbështetet shumë tek aftësitë individuale të disa lojtarëve. A.V.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›