E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali shpartallon modestët e Zyrihut (video)

Madrilenët zhbllokohen në minutën e 27-të me anë të Kristiano Ronaldos, i cili shënon nga një goditje dënimi. Për golin e dytë mendon kapiteni Raul në minutën e 34-t. Para mbylljes së pjesës së parë Higuain vulos rezultatin 3-0.

Pjesa e dytë nis me një tjetër melodi për vendasit e Zyrihut, të cilët shënojnë dy gola duke rihapur edhe një herë takimin. Golin e parë e shënon Margairaz nga pika e penalltisë në minutën e 64-t, ndërsa i dyti shënohet nga Aegerter vetëm një minutë më vonë.

Në minutat e fundit të takimit Reali arrin të shënojë edhe dy gola të tjerë, me anë të Ronaldos nga një goditje dënimi dhe Gutit në minutën e 4-t shtesë.  

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›