Raporti, BE: Shqipëria e ka forcuar pozitën e saj
Ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës së unionit, tha se bazuar në raportin e marrë, Shqipëria është tani në pozitë shumë më të mirë për të vazhduar procesin e integrimeve. Në të njëjtën linjë ishte edhe komisioneri për zgjerimin Olli Rehn.
Këto deklarata, zyrtarët e BE-së, i dhanë në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm, ku Ballkani nuk ishte i përfshirë në axhendën e bisedimeve.
Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat në muajin prill, kërkesë të cilit Bashkimi Evropian pat deklaruar se do ta shqyrtonte pas përfundimit të procesit zgjedhor. Megjithatë, ende kërkesa e vendit tonë nuk është shqyrtuar, pasi sipas zyrtarëve brenda bashkimit, pritet përfundimi i zgjedhjeve në Gjermani në fund të muajit, ku opinioni publik nuk përkrahë zgjerimin e BE-së dhe kjo çështje ka vend të rëndësishëm në fushatën parazgjedhore.
Pritet që kjo çështje të shqyrtohet gjatë tetorit, ku me shumë gjasa vendi ynë do të marrë dritën jeshile në rrugëtimin drejt anëtarësimit në bllokun e 27 vendeve.