E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali vuajtje ndaj Gijonit e shpeton Higuain

Reali i Jose Murinjos ka vazhduar serine e rezultateve pozitive edhe kete jave teksa ka mundur modestet e Gijonit. Por ndryshe nga sa ishte parashikuar madrilenet vuajten shume ne kete ndeshje aq sa u desh minuta e 82-te kur Higuain te mund te zhbllokonte rezultatin. Ne ndeshjet e tjera Herkules ka mundur ne fushen e saj 2-1 Real Sociedad edhe pse miqte paten kaluar te paret ne avantazh. Malaga ka marre nje trepikesh ndaj 1-0 Levantes ndersa Sevilja edhe pse me nje lojtar me pak pas daljes me karton te kuq te Navarros ka mundur ne transferte 1-2 Zaragozen. Fitore edhe per Valencian ndaj Gedafes ndersa kane perfunduar ne barazim pa gola Majorka-Deportivo dhe Santander-Espanjol.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›