Lila dhe Sinani perplasje ne fushe
Nje perplasje kapitenesh ne fushe gjate ndeshjes midis Tiranes dhe Vllaznise. Gjithcka ka nisur pas nje nderhyrjeje te gabuar te kapitenit Andi Lila ndaj talentit shkodran Vajushi ne pjesen e dyte te takimit. Mbrojtesi e ka goditur ne fytyre sulmuesin e kuqebluve ndersa ishin duke vrapuar. Por kjo gje si ka pelqyer Sinanit i cili eshte afruar dhe i ka kerkuar llogari Liles. Midis te dyve ka pasur shkembime fjalesh megjithate me pas gjithcka eshte qetesuar. Futbollistet jane sqaruar me njeri-tjetrin dhe loja ka vazhduar.