Reali zyrtarizon transferimin e Arnold dhe lajmëron praninë e tij në Brotërorin e Klubeve

Trent Aleksandër Arnold është zyrtarisht një lojtar i Realit të Madridit. Klubi spanjoll ka bërë me dije firmën e mbrojtësit anglez, i cili ka nënshkruar një akord që do të jetë i vlefshëm deri në 2031-in.
Në komunikatën e Realit të Madridit thuhet se 25-vjeçari do të jetë në listën e lojtarëve të grumbulluar ngë Alonso për Kupën e Botës së Klubeve. Për të mundësuar praninë e tij në këtë kompeticion Reali i Madridit i ka paguar një shifër të caktuar Liverpulit. Siç dihet lojtari ishte nën kontratë me skuadrën e “Anfield Road” deri në fund të muajit qershor.