E Shtunë, 31 Tetor 2026

Realpolitika amerikane dhe shqiptaret

Ndersa shohim se si shpalosen ngjarjet ne Egjipt nuk eshte e veshtire te behen krahasimet me Shqiperine.Qe te dy vendet sundohen nga regjime autoritare dhe te korruptuara qe kane humbur sensin e realitetit. Qeverite imorale te drejtuara nga Mubaraku dhe Berisha kane perfituar nga nje politike e jashtme amerikane qe ka per tendence te marre anen e stabilitetit ne kurriz te lirise e te dinjitetit. Politikeberesit amerikane dhe europiane u bejne thirrje shqiptareve te shmangin protestat kerkese kjo qe eshte ne te mire te interesave te tyre por jo detyrimisht ne te mire te interesave te shqiptareve. Ne fund te fundit diplomatet amerikane qe kerkojne vetepermbajtje gradohen me shume per shfryrje te situatave te krizes se sa per promovim te ndryshimeve politike.

Me gjithe faktin qe shqiptaret ne menyre naive i kane vene ne piedestal te derguarit amerikane ne Rrugen e Elbasanit kane nje histori te gjate sjelljesh te dyshimta ku perfshihet roli i tyre ne aferen AEY Gerdec dhe new world TELECOM. Ata vazhdimisht kane mbyllur nje sy per korrupsionin e qarte te qeverive Nano dhe Berisha ne shkembim te dergimit te ushtareve shqiptare ne Afganistan dhe ne Irak.

Amerikanet ne baze te shkolles se real politikes ne marredheniet me jashte e cila shpesh perdor trajtimin e kulacit dhe te kerbacit kane gabuar ne shume raste ne te kaluaren.

Shembulli me famekeq i strategjise se bazuar ne realpolitiken eshte deshtimi me renien e Shahut te Iranit. Amerikanet e perkrahen Shahun fuqimisht pavaresisht se ai kryesonte nje regjim te korruptuar dhe brutal. Pasojat e ketij deshtimi ende e prekin politikeberjen ne Uashington.

Gjate procesit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO Berishes iu dha kulac me te tepert dhe pak kerbac. Perpara se Shqiperise ti lejohej hyrja ne NATO qeveria Berisha duhej te detyrohej te bente reforma reale dhe te matshme per sa i perket forcimit te institucioneve demokratike luftes kunder korrupsionit dhe zbatimit te sundimit te ligjit te vertete dhe transparent.

Meqenese zyrtaret e NATO-s e humben nje mundesi te tille tani Shqiperia po troket ne dyert e BE-se pra kemi nje shans te dyte. Per te dy palet popullin shqiptar dhe vendet anetare te BE-se eshte ne interesin afatgjate te tyre qe reformat kuptimplote te jene pjese detyruese e formules per pranimin e Shqiperise ne BE.

Njelloj si Berisha Mubaraku me kujdes ka bashkepunuar me amerikanet per interesat e tyre kryesore strategjike rajonale. Per tre dekada politika e jashtme amerikane ka pasur objektiv konstant demokratizimin e Egjiptit. Por Mubaraku arrinte ti shtynte pafundesisht reformat demokratike sepse ai me dinakeri shfrytezonte prioritetin amerikan te ruajtjes se paqes me Izraelin. Mubaraku gjithashtu ushqente imazhin e personit-roje kunder zgjerimit te islamit radikal ne Egjipt. Gje qe ofronte perkrahjen e fuqishme nga Uashingtoni.

Pas zgjedhjeve te vitit 2005 Berisha dhe Amerika paten rastin e arte per ta reformuar Shqiperine dhe per te forcuar institucionet demokratike. Fatkeqesisht Berisha shfrytezoi cdo mundesi per te pasuruar veten dhe miqte e tij ndersa forconte pushtetin e vet. Njekohesisht amerikanet nxiten programe demilitarizimi te municioneve me rrezikshmeri te larte dhe duartrokiten Berishen sa here conte djem te rinj per te rrezikuar jeten ne Afganistan dhe ne Irak.

Nuk eshte sekret per Uashingtonin qe Shqiperia vuan nga institucione politike dhe juridike te papjekura. Ishte mjaft shqetesuese qe zyrtaret e Departamentit te Shtetit qendruan menjane ndersa themelet e ketyre institucioneve gerryheshin nga qeveria Berisha. Pasojat negative perfshine deshtimin e qeverise Berisha per te organizuar zgjedhje te lira dhe te ndershme lejimin e lulezimit te korrupsionit ne nivelet me te larta qeveritare shtypje te lirise se fjales dhe sabotim aktiv te parimeve te sundimit te ligjit.

Gjate gjithe kesaj kohe Shtetet e Bashkuara kane pasur fatin te kene nje marredhenie speciale me popullin shqiptar. Kjo provohet nga fakti qe shqiptaret jane nder perkrahesit me te forte te SHBA-se. Ne nje kohe kur eshte e veshtire te kesh miq. Per momentin nje marredhenie e tille mbetet e paprekur gjithsesi nese SHBA-ja vazhdon ta injoroje keqtrajtimin e shqiptareve nga lidere te korruptuar si Berisha ky idil dashurie mund te marre fund. Sot ka shume vende ku Amerika ofendohet sepse Amerika predikoi demokraci por ne realitet perqafoi regjime despotike dhe te korruptuara. Fatmiresisht ndjenja anti-amerikane nuk do te leshoje kurre rrenje ndermjet shqiptareve.

Per te evituar turbullirat civile dhe gjakderdhjen ne Shqiperi qe do te destabilizonte Ballkanin udheheqesit europiane dhe amerikane duhet te kerkojne qe Berisha menjehere te beje zgjedhje te lira dhe te ndershme pertej cdo ndryshimi. Personat ne politiken e jashtme amerikane te cilet ndihen mire me instrumentet e realpolitikes per te bashkepunuar me despote duhet te rikalibrojne instrumentet e tyre politike. Ardhja e internetit dhe e masmedias eshte nje paradigme e re per te promovuar dhe per te perfituar nga turbullirat politike qe zhvillohen perpara syve te popullit ne kohe reale. Kjo duhet te kihet parasysh nga pushtetmbajtesit ne Uashington ndersa po perpunojne nje kurs veprimi per marredheniet e Amerikes me Shqiperine.

Politikeberesit duhet te paralajmerohen per nje element rreziku shtese ne Shqiperi. Per shkak te trashegimise se kaosit te vitit 1997 ende AK-47 gjenden masivisht ne duart e popullates. Ne rastin e nje kryengritjeje totale brenda kufijve te mbyllur te nje fushebeteje urbane si Tirana keto arme mund te shkaktojne barazpeshim ne rast konfrontimi midis civileve dhe forcave qeveritare. Shqiptaret nuk kane aspak deshire per tu kthyer tek anarkia dhe konflikti i armatosur. Gjithsesi eshte krejt e qarte qe ata nuk kane deshire per nje diktature te stilit te Enver Hoxhes. Thjesht shqiptaret duan te realizojne endrren e tyre per te jetuar ne nje demokraci te vertete. Kete enderr ua vodhi perpara syve te tyre Sali Enver Hosni Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›