E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rebelet kurde ekzekutojne 15 ushtare turq

Rebelet kurde kane sulmuar nje patrulle te ushtrise turke duke lene te vrare 15 ushtare. Gjithashtu nga shkembimet e zjarrit mesohet se ushtaret turq kane ekzekutuar 23 rebele. Lajmi eshte bere publik nja disa media vendase, te cilat saktesojne se luftimi ndodhi ne pjesen kufitare midis Irakut-dhe Turqise. Gjithashtu numri i viktimave eshte konfirmuar edhe nga shtabi i pergjithshem i ushtrise, ku theksohet gjithashtu se 2 ushtare turq jane zhdukur. Ankaraja zyrtare akuzon rebelet e Kurdistanit, per shume sulme terroriste qe ndodhin ne vend. Nderkohe nga fillimi i konfliktit ne vitin 1984 me shume se 40 mije persona kane humbur jeten. Pas ngjarjes pritet qe kryeministri Rexhep Taip Erdoan, t’i kerkoje parlamentit qe ta zgjase mandatin e batalionit te dislokuar ne kufi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›