Rice në Indi, do të takohet me drejtuesit

Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice mbërriti sot në Indi, pasi Kongresi ratifikoi një marrëveshje historike bërthamore, por nuk ka të ngjarë të nënshkruajë marrëveshjen gjatë vizitës së saj, për shkak të një "ngërçi" burokratik.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack deklaroi se një legjislacion për këtë qëllim nuk ishte "parashtruar" ende zyrtarisht në Kongresin amerikan, një hap i nevojshëm përpara se pakti t'i dërgohet president George ë Bush për t'u dekretuar.
Në Uashington, një ndihmës në Senatin demokrat theksoi se një vonesë e tillë nuk ishte e pazakontë, pasi projektligji duhet të shqyrtohen me kujdes përpara se të dërgohen në Shtëpinë e Bardhë.