E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rebeli në Prishtinë?

Nxjerrja e një singli të ri nga rep-këngëtari kosovar që jeton në SHBA, Rebel a.Ka UniKKatil, ka nxitur thashethemet se këngëtari, që adhurohet shumë në Prishtinë, është kthyer në Kosovë.

Kënga e re e Rebelit Urdhno knej, në të cilin këngëtari thotë se është në Prishtinë dhe u drejtohet reperëve të tjerë të Kosovës, të cilët kishin thënë se këngëtari nuk do të kthehet në Kosovë.

Spo muna me besu qet sen qe pe nij; UniKKatil po gjallnon në Prishtinë; Deri sa u ktheva, shok, kallzo që sfoli përralla, se jam qitu të Qafa, qitu te mahalla, thotë ai në këngën e re, kështu që edhe thashethemet për kthimin e tij nuk kanë të ndalur.

UniKKatil jeton në New York. Ai njihet si njëri prej rap-këngëtarëve më të njohur për përdorimin e shprehjeve eksplicite, ndërkaq disa herë është fyer nëpërmjet këngëve me rap-grupe të ndryshme kosovare, përfshirë edhe rap-grupin Tingulli i 3NT.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›