Çaji i zi mbron nga diabeti

Të paktën kështu pretendojnë një ekip studiuesish të Dundee University, sipas të cilëve kjo pije arrin të mbrojë nga diabeti i sheqerit të tipit 2. Studiuesit skocezë, në bashkëpunim me kolegët e Scottish Crop Research Institute, kanë analizuar efektin e çajit të zi në laborator dhe kanë zbuluar se përbërësit e tij, si teflavina dhe terubigina, arrijnë të bllokojnë mekanizmin e veprimit të insulinës.
Në veçanti, shkencëtarët e drejtuar nga Graham Rena, kanë vërejtur se këto substanca arrijnë të imitojnë veprimin e insulinës në një proteinë, që te minjtë dhe krimbat e frutave, është parë që luan një rol kyç në marrëdhënien mes dietës dhe shëndetit. Sipas tyre, ka mundësi që këta përbërës të çajit të luajnë të njëjtin veprim në organizmin e njeriut, duke bërë të mundur parandalimin e zhvillimit të diabetit të sheqerit.
Shkencëtarët skocezë kanë shpjeguar në numrin e fundit të buletinit shkencor Aging Cell, që megjithëse nevojiten ende studime të mëtejshme në këtë drejtim: Për momentin bëhet fjalë për një studim fillestar që tregon për efektet dobiprurëse të çajit dhe përbërësve të tij në parandalimin e sheqerit, por dhe në ruajtjen e një shëndeti të mirë. Sigurisht që nevojiten eksperimente klinike më të thelluara te njerëzit, përpara se kjo hipotezë të ketë vlefshmëri shkencore, ka nënvizuar Rena.