E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rebelimi kundër ushtrisë ruse, kreu i grupit Wagner kërcënon Putin: Jemi 25 mijë ushtarë gati të vdesim

Udhëheqësi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin ka reaguar pas deklaratës së presidentit Rus, Vladimir Putin i cili e quajti rebelimin e grupit mercenar “tradhti”, ndërsa shtoi se ata do të ndëshkohen.

Në një postim në Telegram, Prigozhin tha se grupi i tij ka 25 mijë ushtarë që janë gati të japin edhe jetën në përballjen me ushtrinë ruse.

“Të gjithë ne jemi gati të vdesim. Të gjithë 25,000, dhe më pas 25,000 të tjerë”, tha ai.

Organizata mercenare ruse Wagner ka bërë thirrje për rebelim ndaj ushtrisë ruse, ndërsa ka njoftuar se ka përparuar në rajonin e Rostovit në Rusi, me liderin e saj  Yevgeny Prigozhin duke deklaruar se janë gati të “shkatërrojnë gjithçka” në rrugën e tyre, si pjesë e qëndrimit  kundër ushtrisë më të lartë ruse.

Yevgeny Prigozhin e ka konsideruar të gabuar reagimin e Putinit kundrejt tij duke e quajtur atë tradhtar. Kreu i Wagner se nuk kanë ndërmend të dorëzohen ndërsa theksoi se nuk duan që vendi të jetojë me gënjeshtra.

 “Askush nuk do të dorëzohet me kërkesën e presidentit. Ne nuk duam që vendi të vazhdojë të jetojë në korrupsion dhe gënjeshtra. Ne jemi patriotë dhe ata që janë kundër nesh janë ata që u mblodhën rreth bastardeve,” tha Prigozhin.

Nga ana tjetër, luftëtarët e organizatës mercenare Wagner hodhën poshtë thirrjen e presidentit rus, Vladimir Putin , për të ” ndaluar veprimet kriminale  ndërsa kanë kërcënuar me zgjedhjen e një presidenti të ri të vendit. 

“Putin bëri zgjedhjen e gabuar. Aq më keq për të . Së shpejti do të kemi një president të ri ”, shkruan organizata.

Prigozhin akuzon ushtrinë ruse për një sulm vdekjeprurës ndaj forcave të tij në Ukrainë, ku trupat Wagner po luftojnë për Rusinë, por Moska e i ka mohuar këto pretendime.

Presidenti i Rusisë, Vladimi Putin ka dënuar rebelimin e grupit mercenar Wagner, duke e konsideruar si “tradhti të lartë”. Në fjalimin e tij, Putin tha se ata janë “mashtruar në një aventurë kriminale, ndërsa theksoi se e ardhmja e Rusisë është në rrezik, duke i përshkruar veprimet e kryengritësve si një “thikë pas shpine”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›