Rebelohet Lëvizja Rinore për Integrim: Meta, mos shko pas Berishës

Tiranë, 7 Korrik NOA - Lëvizja Rinore për Integrim, me në krye Erisa Xhixhon, ka dalë sot publikisht kundër vendimit të Ilir Metës për të bërë koalicion qeverisës me Sali Berishën.
Përmes një peticioni me 500 firma, LRI kërkon që kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim të tërheqë ndërmarrjen e shpallur pak ditë më parë për të hyrë në koalicion me kryeministrin aktual dhe kryetar i PD, Sali Berisha, duke sjellë kështu, Qeverinë e pritshme të Integrimit Evropian.
Në një komunikatë, drejtuar sot kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, LRI thotë se shprehim qëndrimet tona në lidhje me deklaratat e fundit për një bashkëpunim të mundshëm midis Aleancës Socialiste për Integrim me Aleancën e Ndryshimit.
Duke iu drejtuar Metës dhe anëtarëve të Kryesisë së LSI, në veçanti tre deputetëve të LSI në Fier, Durrës dhe Berat, u kujtohet se vota jonë e 28 Qershorit nuk është votë që ju mundëson përmbushjen e ambicieve tuaja personale.
Vota e 28 Qershorit ishte vota për planin e veprimit të LSI. Ishte vota për nxjerrjen e vendit nga kriza që e ka futur keqqeverisja e këtyre 4 viteve. Ishte një votë për të larguar kriminelët e qeverisë së Gërdecit siç nuk keni hezituar ti quani edhe ju vetë. Ishte një votë kundër Sali Berishës, - thuhet në deklaratën e LRI.
Më tej, paralajmërohet se si votues të LSI dhe si anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim, jemi në mënyrë absolute kundër një bashkëpunimi të mundshëm të LSI për krijimin e një qeverie me Sali Berishën.
LRI u kujton të sipërpërmendurve se fushata juaj, në të cilën ne kemi shpenzuar energjitë, kohën, dhe forcat tona, ka pasur si qëllim, rrëzimin nga posti i kryeministrit dhe zhdukjen njëhere e mirë nga politika Shqiptare të Sali Berishës apo Sali Gërdecit siç e keni quajtur po ju.
Mbi këto thirrje, - vijon komunikata, - ju keni arritur të merrni rreth 83 mijë vota dhe të fitoni katër mandate deputetësh të cilat po provojnë të jenë vendimtare. Ne nuk jemi për futjen e vendit në krizë politike, por kurrsesi nuk mund të hedhim poshtë parimet tona duke pranuar një bashkëqeverisje me Sali Berishën.
Nisur nga këto parime, siç i konsideron LRI, kërkohet që:
- të distancoheni në mënyrë të menjëhershme nga deklaratat hipokrite se po punoni për të mirën e vendit, pasi jo më larg se një ditë para zgjedhjeve keni qenë po ju që keni thënë se asnjë e mirë nuk mund ti vijë këtij vendi nga Sali Berisha.
të hidhni poshtë çdo mundësi bashkëpunimi së Aleancës Socialiste për Integrim me Aleancën e Ndryshimit.
-që vota jonë E MAJTË të mos përdoret për pazaret politike që përmbushin interesat tuaja personale si dhe ato të së djathtës.
-të na përfaqësoni denjësisht dhe ti përmbaheni parimeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe programit para zgjedhor.
Duke përfunduar qëndrimin e saj, LRI paralajmëron se nëse kërkesat tona nuk do të merren parasysh ju bëjmë me dije se nuk do ta keni më mbështetjen tonë në forumet partiake, mitingjet, protestat, fushatat dhe zgjedhjet e ardhshme.
Ndërkohë, LRI ka publikuar edhe një peticion me 500 firma nga anëtarë të LRI, LSI, si dhe votues që ju besuan dhe dhanë në 28 Qershor votën e tyre të sigurt, kundër Sali Berishës!.
Më poshtë, 500 nënshkruesit e peticionit:
1. ERISA XHIXHO
2. ARDIT ÇELA
3. BESMIR METANI
4. KLAJDI MUSABELLIU
5. ENTIOL LAÇO
6. ERGYS JAHOLLARI
7. JOLANDA DULAJ
8. BLERINA AGO
9. ARDIT PUPA
10. LUIS VORFI
11. FJORI KADILLARI
12. PARID FLAGA
13. SPIRO NAÇI
14. EMILJANO MANJANI
15. ENIO HASANAJ
16. ELONA GURI
17. ILIR MEMKO
18. BLEDAR HAJDINI
19. DORIAN DUÇKA
20. ARTAN ALIAJ
21. BESMIR BANAJ
22. ALBERT ALIMADHI
23. ELONA JAUPI
24. ENDRIT PRODA
25. BESIM MURATI
26. ANXHELA FAIKU
27. NERITAN KAMBERI
28. ALTIN ISAI
29. ELVIS NESIMI
30. BLERINA DERVISHI
31. KLEIDI LLUKA
32. KLAUDIO ZAJMI
33. SAJMIR PAHIJA
34. ALDA MUCA
35. ESIDOR SINANI
36. ENISA PASHAJ
37. ANILA JASHARI
38. DANIELA HASKO
39. GERTI FEJZA
40. ANILA MARKU
41. ANTUEN BREGU
42. ARTUR LIKURI
43. SOTIRAQ MOCI
44. EQEREM MUSTAFARAJ
45. ARDIAN DACI
46. ARBEN BUZHALA
47. FATMIR AVDIJAJ
48. FLORA NIKQI
49. MIMOZA SELMANI
50. DRITON FISHEKXHIU
51. BESIM LOSHAJ
52. KUJTIM TETAJ
53. ARLINDA DRESHAJ
54. HEKURAN PASHA
55. SHPEND STOJKAJ
56. ARBER KRASNIQI
57. TAHIR ÇELAJ
58. BEHAR GASHI
59. ENIS BUZHALA
60. ALGJERINA GJEVUKAJ
61. DONJETA HADERGJON
62. FJOLLA REXHEPI
63. DENIS SPAHIJA
64. BURIM BASHAJ
65. MIMOZA MALINDI
66. ARBER JUSUFI
67. IDRIZ ZOGAJ
68. DONIKA HOXHA
69. GENTIAN ZEQIRI
70. ALMA GASHI
71. ARIJAN ZALLQI
72. AIDA OSMANAJ
73. KALTRINA KRASNIQI
74. DENIS MARKU
75. ELDI SHYTI
76. ARTION NERO
77. ERMAL FARUKU
78. ASLLAN BREGU
79. ELTON SADRIU
80. MANJOLA SELMANI
81. ERGITA STAFA
82. DITMAR ROLANDAJ
83. SABIT BROKAJ
84. EDUART DORE
85. BARDHYL RREDHI
86. ILIRJANA KULLAJ
87. ALBAN ZAJMI
88. EDUART SEVO
89. MIMOZA ALLMUÇA
90. DRAGE SOKOLI
91. ALIASHA MILO
92. VLADIMIR LAZRI
93. SHPETIM LEZI
94. DHURATA MURATI
95. ALBAN DEDAJ
96. HAJDAR SHAHOLLARI
97. HYSEN