Rebusi i Grupit B
Ja të gjitha llogaritë e grupit të ferrit, ku Gjermania është më pranë çerekfinaleve, por shpresa ka për Portugalinë e Danimarkën, madje edhe për Holandën, që kurrë nuk ka qenë në kuotën zero pas dy ndeshjeve, por në mënyrë të pabesueshme është ende në lojë
Të gjithë janë ende në lojë, por kush do të kualifikohet?
Grupi i ferrit: Holanda dhe Gjermania së bashku me Portugalinë dhe Danimarkën, skuadra në gjendje për të mundur këdo. Shumë e vështirë të parashikoje diçka në fillim, shumë e vështirë të kuptosh se si do të përfundojë tani: 4 ndeshjet e para kanë treguar se Gjermania mbetet një skuadër shumë solide dhe e frikshme, që kishim admiruar edhe në Botërorin 2010, ndërsa Holanda e ka një këmbë jashtë turneut. Në mes, Portugalia dhe Danimarka më të favorizuara, me luzitanët që duke fituar përballjen direkte janë pak më të avantazhuar. Por kujdes, sepse dy ndeshjet e fundit nuk kanë demonstruar aspak se gjithçka mund të ndodhë. I hedhim një sy situatës, skuadër për skuadër.
GJERMANIA Nëse një qartësi ekzistonte në prag të turneut, ishte ajo që Gjermania në një mënyrë apo në një tjetër arrin gjithnjë në fund të këtyre kompeticioneve. Edhe një herë duket se është kështu: Johakim Lëv disa vite me parë ka ndërtuar një grup djemsh të tmerrshëm (ata që kishte stërvitur tek U-21 i Gjermanisë), që sot duken absolutisht të gatshëm, sikur të mos kishte mjaftuar finalja e Europianit 2008 dhe vendi i tretë i Botërorit 2010. Dy ndeshjet e para na kanë treguar për një skuadër shumë solide dhe që të fut frikën kur niset në sulm me shpejtësi dhe shpikjet e Ëzil, konkretizimi i Myler dhe finalizimet e Mario Gomez, që nuk i pëlqen askujt, por pastaj e çon topin gjithnjë në rrjetë (3 gola për të: të gjitha golat e shënuar nga skuadra). Është dorëzuar në fillim Portugalia, pastaj Holanda, në një ndeshje me shije shumë të fortë rivaliteti. Kualifikimi nuk është siguruar ende, dhe Lëv do të duhet të punojë për ndonjë kambanë alarmi në ndeshjen ndaj tulipanëve, që pas golit të 2-1 zaptuan rrezikshëm fushën. Por mbrojtja është beton, me Humels në qendër, që është i duhuri për të drejtuar një repart fizik, por edhe cilësor. Gjermanët janë matematikisht me fitore ose me barazim; shkojnë në çerekfinale edhe në rast të humbjes, nëse Portugalia dhe Holanda barazojnë. Pra: me përjashtimin e ndonjë harakiri të bujshëm, Lëv dhe të tijtë janë në çerekfinale.
PORTUGALIA Parandjenja është se goli i Varelës 3 minuta nga fundi ndaj Danimarkës i ka dhënë kualifikimin Portugalisë. Dihej që grupi nuk ishte i thjeshtë dhe se eliminimi në turin e parë mund të ndodhte, por luzitanët, në edicionet e fundit të europianëve, janë paraqitur gjithnjë mirë. Në debutim skuadra e Paulo Bentos nuk zhgënjeu ndaj Gjermanisë, por takimin e humbi. Kundër Danimarkës, Portugalia ka shpëtuar në fund: në avantazhin e dy golave u barazua papritur, por më pas mori 3 pikët ndoshta decizive për të vazhduar garën. Ndeshja e sotme do të jetë decizive, por luzitanët janë favoritë: luajnë kundër Holandës, që e ka litarin në fyt dhe do të kërkojë një kualifikim të vështirë në llogari, por substancialisht të arritshëm për kryqëzimin e kalendarit. Pra, Portugalia për tu kualifikuar pa llogari duhet të fitojë dhe të shpresojë që Danimarka të mos bëjë të njëjtën gjë me Gjermaninë: do të renditej e dyta (takimi direkt i humbur me gjermanët). Nëse do të fitonin edhe skandinavët, Portugalia do të futej në një xhiro të komplikuar të klasifikimit, dhe në atë pikë do të hynte në lojë diferenca e golave në takimet direkte (për momentin Gjermania +1, Portugalia 0, Danimarka -1). E njëjta gjë në rast humbjeje të luzitanëve dhe fitores gjermane me Danimarkën: në këtë çast llogaria parashikon Holandën (Portugalia +1, Danimarka 0, Holanda -1, golavarazhi aktual). Me barazim, Portugalia duhet të shpresojë që Danimarka të mos fitojë: Do të ishte e dyta në bazë të ndeshjeve direkte (fitorja pikërisht ndaj skandinavëve).
DANIMARKA - Danimarka, mes 4 skuadrave të grupit, ishte më pak favoritja e grupit. Me Holandën, Gjermaninë dhe Portugalinë nuk kishte se si të mos ishte kështu. Në realitet danezët janë afër çerekfinaleve: sigurisht, kanë nevojë edhe për një dorë nga rezultati i ndeshjes tjetër, por fitorja ndaj Holandës në debutim ka dhënë efektin e fshirjes së frikës. Dhe në takimin kundër Portugalisë, armata e Morten Olsen u paraqit pa ia trembur aspak kundërshtarit. Tre minuta nga fundi, Danimarka ishte virtualisht e kualifikuar: 2-2, Portugalia substancialisht jashtë loje, gjithçka perfekte. Pastaj erdhi goli i Varelas dhe skandinavët janë zhytur në makth: kanë takimin direkt në disfavor, dhe sot përballen me Gjermaninë, që ndoshta do të ketë disa lojtarë të rinj në ekip, por nuk është kualifikuar ende matematikisht. Edhe këtu, si në rastin e Portugalisë, llogaritë janë të komplikuara. Danezët e kalojnë turin në rast fitoreje, dhe nëse në të njëjtën kohë Portugalia nuk fiton: do të ishin të parët e grupit, duke pasur në favor përplasjen direkte me djemtë e Lëvit. Në rast barazimi, Danimarka avancon vetëm nëse Portugalia humbet (e dyta e grupit). Në rast të fitoreve të Danimarkës dhe Portugalisë, ose humbjes së të dyjave, llogaria bëhet e njëjtë si më lart për Portugalinë.
HOLANDA Kush e kishte menduar? Pas dy ndeshjesh, Holanda është virtualisht jashtë Europianit. Finalistja e botërorit të fundit është një nga skuadrat më të pasura të turneut me talente, por ka humbur të dyja ndeshjet dhe është një hap larg greminës. Nga pikëpamja e spektaklit do të ishte një mëkat, por duhet thënë që Van Marvijk në këtë situatë është futur vetë: të luash me dy mesfushorë shkatërrues kur duhet të sulmosh (kundër Danimarkës) është një sinjal dobësie, dhe nuk ka bindur zgjedhja për të luajtur me një sulmues të vetëm me mbështetjen e tre të tjerëve nga pas. Vërtet, është moduli me të cilin portokallinjtë shkuan deri në fund në Botërorin 2010: por edhe atëherë kishin hasur vështirësi në gjetjen e rrugës së golit, gjë që po përsëritet tani (Holanda ka shënuar vetëm një gol, iniciativë personale e Van Persit). Kështu, humbja me Danimarkën i ka prishur të gjitha planet dhe ka përmbysur fatet e grupit. Humbja kundër Gjermanisë edhe mund të pranohej, por Holanda vinte me domosdoshmërinë për të marrë rezultat. Tani ka probleme për të. Nuk ka shumë llogari për të bërë për tulipanët: Duhet të fitojnë, ndryshe janë jashtë, dhe madje mund të jenë edhe duke mundur Portugalinë. Çfarëdolloj rezultati tjetër veç tre pikëve do e çonte në shtëpi Holandën. Ndërsa, në rast të fitores me Portugalinë, do të duhej të përfshihet edhe Danimarka: nëse danezët nuk humbasin, Van Marvijk kthehet në shtëpi. Nëse Gjermania mund skandinavët, Holanda ka nevojë për një fitore me të paktën dy gola diferencë ndaj Portugalisë, për të vazhduar përpara në klasifikim dhe për të kaluar si e dyta e grupit. Kujdes: mundet edhe të ndodhë.
Bert Van Marvijk
Mund tia dalim
Moralin nuk e kemi në nivelin e duhur, por mund tia dalim. Mbrojtja është nervoze kur duhet të avancojë, kështu që ua lëmë mesfushën kundërshtarëve. Duhet të qëndrojmë më kompaktë dhe të kërkojmë të shënojmë
Paulo Bento
Kam shumë besim
E njohim mirë Holandën, është një skuadër me kualitet dhe që meriton shumë respekt. Por ne nuk do të luajmë në kundërsulm. Kam shumë besim te skuadra ime dhe them se do tu përgjigjemi plumb për plumb
&n
