E Shtunë, 31 Tetor 2026

Receta e Hidink: Çelsi ka nevojë për ndryshime

Londër - Skuadra e Çelsit ka nevojë për blerje të reja në merkaton e kësaj vere. Kjo recetë vjen nga trajneri Gus Hidink, i cili është duke u larguar nga skuadra e Abramoviçit pasi e drejtoi me sukses në gjysmën e dytë të sezonit.

“Çelsi ka nevojë për disa përmirësime, duhet të ketë një ekip më të madh. Nuk mund ta përfundosh sezonin me 15-16 lojtarë. Fjalën që kam dhënë në Rusi dëshiroj që ta mbaj plotësisht” deklaroi Hidink

Hidink do të rikthehet në drejtimin e përfaqësueses ruse, ashtu siç pati premtuar kur mori timonin e Çelsit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›