E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi: Shteti i Palestinës është zgjidhja e vetme

Abu Dhabi - Nikolas Sarkozi përsëriti edhe nj herë qëndrimin e Francës për krijimin e një shteti palestinez si zgjidhjen e vetme për paqen në Lindjen e Mesme. Presidenti francez bëri thirrje për ndalje të kolonizimit të izraelitëve në Cisjordani.

"E vërteta është se askush sot nuk mund të mendojë seriozisht se do t'ia dalim për të vendosur paqen në Lindjen e Mesme pa u dhënë palestinezëve shtetin që ata kërkojnë prej shumë kohësh dhe për të cilin kanë të drejtë", deklaroi Sarkozi për agjencinë e Emirateve të Bashkuara Arabe, “Wam”.

Presidenti i Francës pritet të mbërrijë sonte në mbrëmje në Abu Dhabi për të marrë pjesë në përurimin e bazës së parë ushtarake franceze të përhershme në Lindjen e Mesme.

“Garancia më e mirë e sigurisë për Izraelin, është se duhet që kolonizimi të marrë fund, sepse ai e largon çdo ditë e më tepër mundësinë e arritjes së paqes", deklaroi kryetari i shtetit francez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›