E Shtunë, 31 Tetor 2026

Red Bull Pas Hungarise emri i pilotit te ri

Pronari i skuderisë Red Bull, Dietrich Mateschitz, ka deklaruar se pas Cmimit të Madh të Hungarisë do të njoftohet se kush do të jetë piloti që do të zëvendësojë Mark Webber, i cili do të largohet nga Formula 1 në përfundim të këtij sezoni.

“Ende nuk është marrë asnjë vendim dhe po diskutojmë. Do e bëjmë të ditur emrin e pilotit të ri pas garës në Budapest”, tha Mateschitz për autosport.com. Kimi Raikkonen (Lotus) dhe Daniel Ricciardo (Toro Rosso) janë kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Webber-in. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›