Shakira, një super femër

Ajo i druhej faktit se pas lindjes së fëmijës së saj të parë trupi i saj nuk do të ishte më ai pas të cilit marroeshin miliona fansa në të gjithë botën. Por fatmirësisht një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Shakira, edhe 6 muaj pas lindjes së Milan, gëzon një formë fizike të shkëlqyer.
Këngëtarja e mirënjohur kolumbiane, Shakira, dhe partneri i saj, mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique, janë duke kaluar ditët e fundit të pushimeve verore në ishullin e famshëm Hawaii.
Çifti i famshëm, gjatë këtij udhëtimi ka qënë i shoqëruar edhe nga djali i tyre, Milan, i cili erdhi në jetë në 2 janar të këtij viti./Indeksonline/