E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Red Bull dominon në shtëpinë e Ferrarit

Max Verstappen fiton në shtëpinë e Ferrarit dhe këtë e bën nëpërmjet një prove force bashkë me shokun e tij të skuadrës, Sergio Perez. Në garën për çmimin e madh të Italisë ka vetëm një fitues, makinën Red Bull dhe kampionin e botës në fuqi që përfitoi nga kushtet e paqëndrueshme atmosferike dhe avantazhi i pole position për të triumfuar në një garë ku nuk pati histori, të paktën për dy vendet e para. Krysuesi i kampionatit dhe njeriu i momentit, Charles Leclerc për të cilin Imola kishte mbushur shkallët e pistës në kapacitet maksimal, nuk arriti të shkonte më lart se vendi i gjashtë, duke limituar dëmet në një ditë jo për Ferrarin ku shoku i tij i skuadrës Carlos Sainz e la jetim që në metrat e parë pasi doli nga pista për shkak të një kontakti në nisje.

Shkalla më e ulët e podiumit për Lando Norris me McLaren i ndjekur nga Russel e Bottas. Monegasku i kokëkuqes gaboi në xhiron e 54-ët duke dalë nga pista por ai arriti të rikthehej dhe më pas të ruante një vend të gjashtë që për mënyrën se si rrodhën ngjarjet, mund të konsiderohet i artë. Në krahun tjetër, Red Bull tregoi se është një makinë më e qëndrueshme në kushte ekstreme edhe pse Ferrari e kërcenoi disa herë në pjesë të vecanta të garës. Me këtë fitore, Verstappen ngjitet në vendin e dytë të kalsifikimit me 51 pikë, 28 më pak se Leclerc ndërsa George Russell ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit të përgjithshëm.

Renditja:

  1. Verstappen (Red Bull)
  2. Perez (Red Bull)
  3. Norris (McLaren)
  4. Russell (Mercedes)
  5. Bottas (Alfa Romeo)
  6. Leclerc (Ferrari)
  7. Tsunoda (AlphaTauri)
  8. Vettel (Aston Martin)
  9. Magnussen (Haas)
  10. Stroll (Aston Martin)
  11. Albon (Williams)
  12. Gasly (AlphaTauri)
  13. Hamilton (Mercedes)
  14. Ocon (Alpine)
  15. Zhou (Alfa Romeo)
  16. Latifi (Williams)
  17. Schumacher (Haas)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›