Kievi: Objektivi i radhës i Putin, Moldavia! SHBA: Moska mund të përdorë armë bërthamore

“Objektivi tjetër i Putinit pas Ukrainës, duket se do të jetë Moldavia’ tha Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas Podolyak “Moskës po i shtohet ‘oreksi’” dhe se objektivi i ardhshëm i ushtrisë ruse do të jetë Moldavia, pas përparimit që po bën me zonat e Donbasit.
“Tani objektivi i radhës është Ukraina jugore për të arritur në Transnistria. Ndërsa objektivi tjetër i ushtrisë së grabitësve dhe përdhunuesve do të jetë Moldavia. Kjo tregon se Ukraina po lufton për sigurinë e Europës”, shkroi Podolyak në Twitter.
Nga ana tjetër SHBA nuk përjashton që Rusia të përdor armët bërthamore. SHBA po përpiqen me shumë ta bëjnë Kremlinin “të vetëdijshëm” se një hipotezë e tillë do të ishte katastrofike jo vetëm për Ukrainën dhe për Putinin dhe Rusinë.
“Askush nuk mund ta përjashtojë këtë. Meqenëse Vladimir Putin ka urdhëruar tashmë krime të tmerrshme dhe brutale të luftës, gjithçka mund të ndodhë. Mund të përdoren lloje të ndryshme armësh katastrofike”, tha Victoria Nuland, nënsekretarja e shtetit për çështjet politike të SHBA-së./ Raporton La Repubblica
/rtsh.al/