E Diel, 1 Nëntor 2026

Red Bull humb krahet Horneri ndryshon strategji

Skuadra austriake edhe pse ka veturen me kompetitive rrezikon te humbe kampionatin. Kete sezon tek Red Bulli asgje nuk ka shkuar si duhet nese drejtuesit e skuadres do te merrnin disa vendime qe ne fillim te boterorit tanime do te flisnim per nje skuderi kampione. Kur kane mbetur edhe dy gara per tu zhvilluar deklaratat e Kris Hornerit drejtorit te Red Bullit lene te kuptojne se mund te ndryshohen edhe strategjite.

Alonso i kishte paralajmeruar te gjithe Ne Cmimin e Madh te Korese askush nuk do te fitoje boterorin por dikush mund ta humbase ate. Keto fjale pas gares qe u zhvillua ne cirkuitin e Jeongamit duket spanjolli ia kishte dedikuar skuadres se Red Bullit. Skuderia austriake dy dite me pare me performancen qe beri firmosi denimin me vdekje pasi u largua shume nga lufta per titull kampion. Veberit qe deri te shtunen ishte lideri i boterorit tashme do ti duhet qe te luftoje fort per titullin kampion. Pilotin australian e ndajne plot 11 pike me liderin e ri boterorit Fernando Alonso. Spanjolli qe nga Cmimi i Madh i Gjermanise nuk ka gabuar asnje here. Ai nuk ka interpretuar ashtu sic duhet vetem garen per Cmimin e Madh te Belgjikes SPA. Alonso ka treguar se eshte nje pilot i madh duke qene se ka mundur te marre maksimumin nga nje veture qe nuk ia lejon vetem ne leter. Gjate ketij kampionati asturiani eshte ndihmuar jo pak edhe nga fati. Per shembull garen e Korese ai e mori vetem se Fetelit iu thye motori Renault.

Veture e shpejte por e brishte

Skuadra austriake Red Bull Racing per momentin ka makinen me kompetitive edhe pse ne kete fund boterori po sheh teksa triumfi po i shkon Fernando Alosnos. Pra tani per tani drejtuesve te kesaj skuadre nuk u mbetet gje tjeter vecse te merziten me veten e tyre duke qene se nuk po marrin ate cka meritojne. Ishte nje gare e veshtire. Feteli po bente gjithcka mire dhe po drejtohej drejt finishit por problemet ne motor i hoqen fitoren e sigurt. Kjo ishte nje dhurate e bukur per Alonson. Ndersa per sa i perket Veberit mund tju them se gabimi qe beri ne Kore ishte i papritur. Ai ka gabuar shume pak kete sezon - deklaroi drejtuesi i skuadres Red Bull Kristian Horner ne fund te gares. Keto fjale te austriakut jane me vend por cfaj ka Fetel nese i thyhet motori Ajo cka ndodhi ne cirkuitin e Jeongamit nuk ishte nje skene e papare ndonjehere... Per shembull edhe ne garen e pare te ketij boterori qe u mbajt ne Bahrejn nje problem teknik detyroi pilotin gjerman Fetel qe tu hapte rruge dy veturave Ferrarit dhe Meklarenit te Hemiltonit. Ate te diel piloti gjerman preku vijen e finishit i katerti edhe pse kishte dominuar tere garen u nis nga vendi i pare pasi nje dite me pare fitoi pole position. Me pas ne Australi Feteli u dorezua dhe la garen pas problemit qe pati me frenat. Edhe ne ate gare piloti gjerman ishte i pari deri ne momentin e fatkeqesise. Problemet per Fetelin me tej vazhduan edhe Cmimin e Madh te Spanjes. Kesaj radhe nuk ishin frenat qe e ndaluan. Makines se tij gjate gares qe u zhvillua ne Gadishullin Iberik i ceduan gomat. Per kete fakt ai u detyrua te priste finishin i treti pasi i hapi rruge Alonsos dhe Hemiltonit. Keshtu pas ketyre problemeve teknike duket qarte se fajin nuk e ka Feteli por pjesetare te tjere te Red Bullit. Vetura e projektuar nga Adrian Njui eshte nje makine perfekte eshte nje makine shume e shpejte por nga ana tjeter eshte edhe shume e brishte. Me kete problem austriaket nuk jane marre edhe pse per te triumfuar ne Formulen 1 duhet te kesh nje makine te besueshme.

I riu kunder te moshuarit

Pervec besueshmerise se vetures drejtuesit e Red Bullit duhet te kishin zgjidhur me kohe edhe nje tjeter problem qe u doli gjate ketij kampionati. Problemi i dyte i tyre eshte me njerezor ka dy fytyra nga njera ane ndodhet Feteli ndersa nga ana tjeter ndodhet Veberi. Pra me pak fjale skuderise austriake do ti duhet te merret edhe me luften midis te riut dhe te moshuarit australiani eshte plot 34 vjec. Marku e di shume mire se ky eshte viti i fundit qe mund te luftoje per titull. Nderkohe nga ana tjeter Sebastiani 23 vjec kerkon qe te arrije suksesin qe do tu hape rruge shume te tjereve qe mund te vijne pas kete e themi duke pare talentin dhe moshen e re qe ka. Fetel ne piste eshte shume here me i shpejte se sa Veberi. Por kete sezon ky i fundit ka zhvilluar gara shume te mira edhe pse i mungon dicka per tu shpallur kampion. Veberi ne kete sezon ndryshe nga shoku i tij i skuadres ka treguar vazhdimesi. Kete veti te tij as vete skuadra e Red Bullit nuk e priste. Por gjermani ishte dhe do te mbetet favoriti. Tek piloti gjerman Red Bulli beson shume perderisa mendon ta ndihmoje drejt titullit edhe pse ka plot 25 pike me pak se Alonso. Ndersa Veberi ka vetem 11 me pak se spanjolli. Dueli midis ketyre dy piloteve arriti kulmin ne sensin negativ te fjales ne Cmimin e Madh te Turqise. Ne xhiron e 41-te te gares se shtate te Boterorit te Formules 1 dy pilotet e Red Bullit Veber e Fetel ishin duke kryesuar qetesisht garen duke i bere te gjithe te mendojne se do te ishte nje dopiete e kesaj skuderie por piloti gjerman duke pare se ishte me i shpejte se shoku i skuadres tentoi ta parakalonte ate. Nje gje te tille Veberi nuk e pranoi dhe ne momentin kur Feteli pothuaj se e parakaloi ai u fut fort ne kthese duke e nxjerre kolegun jashte. Ne ate gare perfitoi Hemiltoni ndersa Veberi e preu vijen e finishit i treti.

Ndryshim i strategjise

Ne skuderine e Red Bullit askush nuk ka folur ndonjehere per hierarki.

Nje jave me pare vete pronari i kesaj skuderie Dietrih Mateshic pohoi se kanocet e tij jane te dyja njelloj. Nderkohe qe nje situate e tille nuk ka ndodhur tek Ferrari. Skuderia italiane ka vendosur qe te besoje gjithcka tek Alonso. Mjafton te shohesh Cmimin e Madh te Gjermanise kur Masa qe po udhehiqte garen ne nje moment hapi krahun dhe la te kalonte qetesisht shokun e tij te skuadres Fernando Alosnon. Nderkohe qe tek Meklareni ne kete pike te kampionatit te gjithe do te mbeshtesin Hemiltonin. Ky i fundit do te kete edhe mbeshtetjen e shokut te tij te skuadres Xhenson Batenit. Kampioni i botes ne fuqi edhe pse eshte ende ne lufte te per titull vetem matematika e mban ne loje e di shume mire se nuk mund tia dale keshtu qe do te luftoje per Ljuisin. Pas ketyre shembujve me shume mundesi edhe skuderia austriake do te ndryshoje qendrim per sa i perket kesaj pike. Ende nuk kemi marre ne konsiderate qe te vendosim hierarki ne skuader apo jo megjithese nuk perjashtoj asnje skenar. Them se para Cmimit te Madh te Brazilit do te mendojme gjate per urdhrat e skuadres - pohoi Horneri. Pas ketyre fjaleve logjika te shtyn te mendosh se i perzgjedhuri do te jete Veberi ndersa fjalet e Hornerit te drejtojne nga ana e kundert Mendoj se boterori do te zgjidhet ne garen e fundit pra ne Cmimin e Madh te Abu Dabit. Marku eshte i dyti ndersa Sebastiani ka rreshqitur ne vendin e katert dhe them se vetem nje fitore e ndan ate nga vendi i pare. Tashme nga Cmimi i Madh i Brazilit mungojne vetem dy jave e te gjithe jane kureshtare nese Red Bulli do te rigjeje forcen per te fluturuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›