E Shtunë, 31 Tetor 2026

Red Bull kercenon rivalet Ky ishte vetem fillimi

Skuadra boterore

Sezoni triumfal i Red Bullit nuk ishte dicka qe ndodhi rastesisht e qe do te zhduket ky ishte vetem fillimi. Kristian Horner nuk e fsheh entuziazmin pas dopietes ne Boterorin 2010 te Formula 1 ku skuadra anglo-austriake fitoi titullin per konstruktore dhe ate per pilote me 23-vjecarin Sebastian Fetel ne cirkuitin e Abu Dhabit. Jemi ndeshur me disa probleme gjate ketij kampionati por ky nuk eshte nje sport i lehte. Te gjitha problemet e kane ndihmuar skuadren tone qe te behet gjithmone e me e forte deklaroi drejtuesi i skuderise Red Bull ne nje interviste per revisten Autosport. Gjate dy sezoneve te fundit kemi punuar shume per te zhvilluar makinen tone. Vitin e kaluar ishim mjaft prane fitores nenvijezoi Horner. Megjithate gjate ketij viti arritem te permbysnim situaten ne favorin tone. Natyrisht lufta ne titullin per konstruktore dhe pilote mbetet objektivi yne edhe per kampionatin tjeter. Nxorem shume mesime nga ky kampionat. Kjo qe te gjithe pane ishte vetem nje pjese e potencialit real te ketij grupi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›