E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia testi per te gjetur talentet

U-21 Bushati

Pervec Shqiperise se Kuzhese sot do te zbrese ne fushe edhe ajo U-21 e Artan Bushatit e cila do te luaje nje miqesore ndaj Vllaznise. Trajneri i kuqezinjve te rinj ka bere te ditur se kjo ndeshje ku do te luaje nje seleksiono lojtaresh kandidate per ekipin kombetar Shpresa ndaj ekipit kuqeblu eshte thjeshte nje test i mire per ne sepse skuadra eshte ne fazen e riorganizimit per eliminatoret e ardhshme. Pas ndeshjes me Vllaznine do te dalim ne nje perfundim. Ky seleksionim nuk do jete i vetmi sepse federata ka ne plan te organizoje brenda nje kohe te shkurter testime te tilla edhe ne Itali e Gjermani. Elementet me te spikatur mund te na sherbejne ne te ardhmen eshte shprehur Bushati. Tekniku tashme ka per detyre te reformoje skuadren e cila nuk ka sjelle rezultatet te mira keto vitet e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›