E Martë, 3 Nëntor 2026

Temperaturat e larta, QSUT: Çdo ditë raste me goditje nga i nxehti. Mjekët: Rrezikojnë edhe të rinjtë

Temperaturat ekstremisht të larta kanë çuar drejt urgjencës së QSUT çdo ditë individë me pasoja nga goditja e të nxehtit, ku përjashtim nuk kanë bërë as të rinjtë.

Një pjesë pacientëve asistohen edhe nga ekipi i mjekëve neurokirurgë për shkak të hemokoncentrimeve të gjakut në tru që mund të bëhen avantazh për tromboza.

“Duke qenë që temperaturat e larta favorizojnë disa mekanizma që ndikojnë drejtpërdrejtë në tru, siç është zgjerimi i enëve të gjakut, shkakton ndryshime elektrolitike për shkak të djersitjes dhe moslarjes mjaftueshëm të lëngjeve dhe kjo bën që të reflektohen në ato patologji që kanë lidhje me trurin. Absolutisht nuk përjashtohen asnjë grup moshë, por më të kujdesshëm duhet të jenë ata të grup moshës së tretë”, thotë neurologia Entela Basha.

Ajo thekson se ata që asistohen në neuro-kirurirgji janë pacientë me aksidente kardiovaskulare dhe patologji degjenerative, por ajo që ndodh gjatë vapës me këta të sëmurë është ndryshimi dozave të ilaçeve që ata bëjnë pa u konsultuar me mjekët duke shkaktuar dëme.

 “Jo çdo ilaç që përdoret për një sëmundje, ka vetëm atë efekt, por një medikament mund të përdoret edhe për  trajtimi e dy apo tre patologjive”, shprehet Basha

Këshilla bazë nuk është vetëm  “mos dil në temperatura të larta” por edhe “qëndro i hidratuar”

 “Jo vetëm hidrim nëpërmjet ujit, por duhet të shoqërohet edhe me lëngje të tjera siç është dhalli sepse mban ujë në organizëm dhe eviton edhe luhatjen e tensionit”, thekson mjekja.

Punonjësit që qëndrojnë gjatë jashtë duhet të bëjnë kujdes, sepse goditja nga këto temperatura ekstreme mund të rezultojë fatale.

Gazetare: Sonila Mlloja 

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›