Red Bull ndryshon pas dy garash, Tsunoda zëvendëson Louson

Botërori 2025 nuk ka nisur mirë për Red Bull pasi ka ndryshuar partnerin e Maks Verstapen. Liam Louson është larguar nga ekipi dhe vendin e tij e ka zënë piloti japonez Yuki Tsunoda. Neozelandezi pagoi shtrenjtë paraqitjet e dobta në Çmimin e Madh të Australisë dhe Kinës. Ky ndryshim ishte i papritur pasi në ambientin e Formulës 1 nuk mendohej një ndryshim i tillë kaq shpejt.