E Martë, 3 Nëntor 2026

Red Bull pastron Chris Horner nga akuzat

Tani është zyrtare: Chris Horner mbetet në postin e tij te skuadra e Red Bull. Hetimi i brendshëm i nisur në lidhje me “sjelljen e papërshtatshme” ndaj një punonjësi ka pastruar plotësisht akuzat nga drejtuesit e ekipit. “Hetimi i pavarur mbi akuzat e bëra kundër Horner është i plotë dhe Red Bull mund të konfirmojë se ankesa është refuzuar”, tha ekipi në një deklaratë. “Ankuesi ka të drejtë të apelojë. Red Bull është i bindur se hetimi ishte i drejtë, rigoroz dhe i paanshëm”.

Pra, asnjë tronditje te Red Bull. Javët e fundit Horner kishte pasur një takim të gjatë me avokatët e jashtëm të kompanisë austriake për të rindërtuar atë që ndodhi dhe për të shpjeguar versionin e tij të ngjarjeve. Menjëherë më pas, në pritje të vendimit të grupit të avokatëve të thirrur për zgjidhjen e problemit, drejtori i skuadrës ka marrë pjesë si në prezantimin zyrtar të makinës së re të Verstappen dhe Perez, ashtu edhe në testet në funksion të fillimit të sezonit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›