E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redaksionale/Edi Rama fol për pavionin 5, se kështu je më i besueshëm

13-02-2013 / Gazeta 55

Ligjëratat e Edi Ramës për sistemin shëndetësor kanë çuditur çdo specialist të fushës, për shkak të mungesës së thellë të njohurive të liderit të opozitës. Në fakt, Rama do të bënte mirë të fliste për pavionin 5, ku sipas opinionit të tiranasve, ai ka dijeni të thella e mund të kontribuojë disi

Programi populist i Partisë Socialiste s’ka të ndalur në papërgjegjshmëri. Në fillim kryesocialisti Edi Rama deklaroi se do të heqë taksat për biznesin e vogël, ndërsa dje premtoi një sistem shëndetësor falas për të gjithë dhe zero kontribute shoqërore. 
Ky premtim që la të çuditur edhe gazetarët dy ditë më parë kur gjatë një bashkëbisedimi me Ilir Beqjen ai paralajmëroi  fjalët revolucionare të shef  Ramës. Dhe fjalët e kreut të opozitës Edi Rama kanë brenda një ADN të frikshme marksiste, ku terma si “përmbysje”, “rilindje”, “shndërrim” e “operacione radikale” janë sinjalizuese për një nivel katastrofik të përballjes intelektuale me një çështje delikate si shëndetësia. 
Sigurisht duke menduar se premtime të tilla mund të rikthejnë regjimin komunist, skeptikë, gazetaret pyetën sekretarin e PS Beqja se ku do të gjenden financimet për realizimin e një projekti të tillë. Por, sekretari i Ramës këmbënguli se ky model do të jetë funksional, në epërsi ndaj modelit aktual.
Megjithatë ajo që bie në sy është fakti që propozimet e PS për heqjen e taksave për biznesin dhe një shëndetësi falas për të gjithë nuk shoqërohet me fatura të posaçme financiare as përllogaritje afatmesme të reformës. Cilido mund të pyesë ku do të gjenden paratë për një shërbim shëndetësor falas kur  fatura vjetore për sistemin e shëndetësisë në 2012 ishte 2.09 për qind të PPB, pra, mbi 400 milion dollarë.
Për këtë pikë të rëndësishme Partia Socialiste hesht si fija e barit, pasi “shëndetësia falas për të gjithë” është një slogan sa populist aq dhe komunist. Është populist sepse është një premtim i parealizueshëm në sistemin e tregut të lirë. Është komunist sepse është i realizueshëm në një sistem centralist totalitar por me një kosto për pacientin.
Regjimi enverist.
Nuk ka një vend në botë që të japë shërbim falas për të gjithë dhe zero kontribute. Në Kubë, Fidel Kastro deklaron “shëndetësi falas”, por në të vërtetë kubanezët e paguajnë në shëndet skandaloz këtë sistem trajtimi falas.
Edi Rama kërkon të përmbysë çdo formë kontributesh direkte, që dhe ashtu të ulëta siç janë sot, kanë luajtur një rol pozitiv në konsolidimin, financimin, autonominë dhe decentralizimin e sistemit tonë shëndetësor.
Gjithashtu premtimi popullor se do të ketë shëndetësi falas për të gjithë dhe zero kontribute është një rikthim prapa në sistemin centralist, që shemb një punë 20 vjeçare. Është fakt i pakundërshtueshëm që shërbimi parësor eficent, duke filluar nga vizitat e mjekut te familjes, në vizitat e specialistëve, vaksinimet e fëmijëve, barnat e rimbursuara për të gjitha kategoritë.
Në fakt duhet thënë se informacioni Ramës për sistemin shëndetësor reduktohet nganjëherë në një çështje personale në lidhje me kompetencën te pavionit nr. 5. Nëse këshilltarët e PS kërkojnë të kuptojnë më mirë shëndetësinë duhet ta çojnë Ramën për një vizitë te neurologjiku pasi kështu mund të thellohen më mirë gjendjen.
Përtej kësaj formule, me aq sa ka deklaruar Rama ne sistemin shëndetësor do ta përmbysim, ndërsa Policinë e shtetit do ta zëvendësojmë, sikurse Ushtrinë do ta ripërtërijmë, kurse koncesionet nuk i njohim, privatizimet do ti bëjmë nga e para, gjykatat do ti ringjallim me “gjykata popullore”, pra, gjithçka që është arritur me anëtarësimin në NATO, me reformat që bënë të mundur liberalizimin e vizave dhe të gjitha ligjet e miratuara për marrjen e Statusit Kandidat do të përmbysen me kokë poshtë. Fillimi nga e para kur Shqipëria po ndryshon, kur shqiptarë lëvizin të lirë dhe janë të sigurt është të kthehesh në izolimin  e një regjimi totalitar. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›