E Diel, 1 Nëntor 2026

Redaktuan gabim një fjalim të Trump, japin dorëheqjen drejtori i përgjithshëm dhe CEO e BBC

Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, dhe drejtoresha ekzekutive e lajmeve, Deborah Turness, kanë dhënë dorëheqjen.

Vendimi për dorëheqje vjen pas kritikave se Panorama i mashtroi shikuesit duke redaktuar një fjalim të Donald Trump në mënyrë që ai të dukej sikur inkurajonte në mënyrë të qartë trazirat në Capitol Hill të janarit 2021.

Memorandumi me shtrirje të gjerë kritikoi gjithashtu fusha të tjera të mbulimit të BBC News, ku autori i memorandumit tha se e dërgoi atë “në dëshpërim për mosveprimin e Ekzekutivit të BBC”.

Në dy deklarata të ndara, Davie pranoi se “ka pasur disa gabime”, ndërsa Turness tha se “faji më takon mua”.

Davie thotë: “Janë bërë disa gabime dhe si drejtor i përgjithshëm duhet të marr përgjegjësinë përfundimtare”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i mirëpriti dorëheqjet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›