Redjan Krali shtrëngon duart me kundërshtarët dhe pranon rezultatin e popullit të Kavajës
Redjan Krali, kryebashkiak i Kavajës dhe kandidat i Partisë Socialiste për një mandat të dytë, është larguar nga qendra e numërimit të votave dhe në holl ka shtrënguar duart me kundërshtarin. Krali ka takuar dhe Fisnik Qosen dhe deputetin Ervin Salianji.
Sapo ka dalë nga qendra e numërimit, ai është takuar me simpatizantët e Partisë Socialiste, të cilit po e prisnin me brohorima dhe ovacione. "Ky ishte vendimi i bashkëqytetarëve, e vlerësoj", tha Krali, duke u përqafuar me mbështetësit.
[caption id="attachment_701436" align="alignnone" width="683"]
Redjan Krali takohet me kundershtaret[/caption]
Në sallë duket se janë njohur me rezultatin që favorizon Qosen, por sipas KQZ, deri tani në Kavajë janë numëruar 62 nga 92 kuti dhe rezultati është:
- Fisnik Ymer Qosja Bashkë Fitojmë 7776
- Redjan Gjergj Krali Partia Socialiste 7397
[caption id="attachment_701435" align="alignnone" width="604"]
Redjan Krali takohet me Salianjin[/caption]
Partia Socialiste kishte pritshmëri për të marrë dhe Bashkinë e Kavajës, por rezultati ka ndryshuar menjëherë pasditen e sotme me hapjen e kutive të tjera. Redjan Krali ishte favorit prej nisjes së numërimit, mirëpo në orët e fundit epërsinë e ka marrë kandidati Fisnik Qosja.
Krali e ka drejtuar Kavajën në katër vitet e fundit dhe një sërë projektesh të rëndësishme mbajnë firmën e tij, nga turizmi te rindërtimi e infrastruktura. Por mesa duket, diçka nuk ka shkuar mirë në fushatën e tij.
"Të prenë në besë", u dëgjuan t'i thonin simpatizantët Redjan Kralit sapo ai doli nga qendra e numërimit.

Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
