E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redknapp: Defoe është yll që nga fëmijëria

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ai e ka ditur se Jermain Defoe do të bëhet yll që kur ky ishte 14-vjeçar.
Defoe dje shënoi pesë gola për Spurs në fitoren e thellë prej 9-1 ndaj Wigan Athletic dhe Redknapp nuk ka nguruar ta lavdërojë sulmuesin.

"Jermain është një finalizues i shkëlqyer. Ai është i mprehtë para golit. Nëse i jepni gjysmë shansi, ai bën hapësirë dhe e dërgon atë prapa rrjetës. Golat të cilët ai i shënoi në fitoren 5-1 ndaj Hull ishin të shkëlqyer, por ai këtë e bën që nga mosha 14-vjeçare".
ka thënë Redknapp.

Trajneri anglez ka thënë edhe se kjo duhet të jetë një rikujtim për Fabio Capellon ta përfshijë sulmuesin në ekipin që do të udhëtojë në Afrikën e Jugut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›