Redknapp: Dua ta blej Agueron

Bosi i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka pranuar se ai dëshiron të transferojë asin e Atletico Madridit, Sergio Aguero.
“Ne kemi kërkuar një ekstra sulmues në janar si Andy Carroll dhe Sergio Aguero, por është e pamundur. Ne nuk mund të blejmë as Carroll e as Agueron, pasi ne kemi nevojë për një stadium prej 60 mijë vendesh dhe kështu nuk mund të kërkojmë shumë para nga bosët”.
“Nëse dëshironi lojtarë të mirë, atëherë duhet të paguani shumë para dhe ju duhet një stadium që mban shumë tifozë, e atë do ta ndërtojmë. Nëse do të shesim çdo javë nga 60 mijë bileta, atëherë nuk do të ishte problem për ne, pasi tashmë kemi 26 mijë kërkesa në pritje për një biletë sezonale”, theksoi Redknapp.