Britani, prodhohet monedha 5 pound-ëshe

Kompania britanike Royal Mint ka prodhuar monedhën zyrtare e cila do të lancohet me rastin e festës së madhe, të muajit të ardhshëm, martesës së princit William dhe të fejuarës së tij Kate Middleton.
Monedha 5 pound-ëshe ose 8.14 dollarëshe, e cila do tu kushtojë koleksionisteve 9.99 pound dhe që paraqet si imazh, profilin e çiftit, është aprovuar nga William, nga mbreteresha Elizabeta dhe nga qeveria.
Kancelari britanik George Osborne, ka zhvilluar një vizitë në ambientet e kompanisë Royal Mint në Cardiff, përpara se ai të mbante një fjalim për ekonominë. Royal Mint bëri me dije se monedha e dizenjuar nga Mark Richards, një nga mjeshtërat e “Royal Society of British Sculptors”, pritet që të publikohet zyrtarisht në 16 mars.
Dhjetorin e kaluar Royal Mint realizoi monedhën e parë mbreterore të fejeses për të proklamuar deklaratën për martesën e çiftit, por më pas u përball me kritika madje edhe përçmim nga vëzhguesit mbreterorë.