E Diel, 1 Nëntor 2026

Reduktimi i rrezikut nga katastrofat, zhvillohet dialog për politikat kombëtare

Tiranë, 15 korrik, NOA - Ministria e Brendshme dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri, në bashkëpunim me Organizatën Meteorologjike Botërore (WMO), paraqitën Dialogun për Politikën Kombëtare mbi Reduktimin e Rrezikut të Katastrofave Natyrore (RRKN).

Konferenca dyditore, një aktivitet i Programit Rajonal për Reduktimin e Rrezikut të Katastrofave Natyrore në Evropën Juglindore, mblodhi së bashku përfaqësues të lartë nga Drejtoria e Emergjencave Civile, Instituti i Energjetikës, Ujit dhe Mjedisit, Shërbimet Meteorologjike Ushtarake, Instituti i Gjeoshkencave, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mjedisit, Ministria e Arsimit, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Mbrojtjes, Organizatat e Shoqërisë Civile dhe donatorë ndërkombëtarë.

Ferdinand Poni, zv/ministër i Brendshëm, i cili mori pjesë në konferencë, midis të tjerash theksoi se qeveria shqiptare është e angazhuar dhe është duke marrë vendimet e duhura për të kaluar nga menaxhimi i situatave të emergjencave në menaxhimin e reduktimit të riskut të situatave emergjente si dhe në përmirësimin e bashkëpunimit institucional kombëtar dhe ndërkombëtar në këtë sektor.

Ndwrsa Norimasa Shimomura, drejtor i PNUD-it, u shpreh se qeveria shqiptare ka bërë mjaft përpjekje për të siguruar arritjen e objektivave të përfshira ne Planin për Veprim të Hyogo.

Vazhdimësia e lidershipit të qeverisë në këtë proces është thelbësore për zbatimin e suksesshëm të rekomandimeve për të cilat do të biem dakord sot si dhe për të angazhuar komunitetin e donatorëve ti mbështesin ato në mënyrë koherente, shtoi ai.

Pjesëmarrësit ranë dakort për një sërë rekomandimesh për përmirësimin e koordinimit institucional për menaxhimin dhe politikat mbi RRKN-në, për forcimin e kapaciteteve institucionale, përcaktimin e detyrave dhe të përgjegjësive të institucioneve të ndryshme të përfshira, si dhe përshkruan rolin e Shqipërisë në ngritjen e një kuadri bashkëpunimi rajonal për menaxhimin e RRKN-së.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›