Rektorët kryqëzojnë MASH, draft kundër Ligjit Për Arsimin e Lartë
Konferenca e Rektorëve është mbledhur ditën e djeshme për kundërshtimet mbi ligjin e arsimit të lartë. Gjatë shumë diskutimeve rektorët e universiteteve shtetërore, kanë hartuar një draft, version që sipas tyre do të ishte i duhuri për reformën e financimit
të arsimit të lartë në Shqipëri e kanë kundërshtuar me nota të forta Projektligjin e Arsimit të lartë të hartuar nga MASH. Rektorët kundër qeverisë. Rektoret e universiteteve publike kanë kundërshtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm propozimin e ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj për financimin e universiteteve private me fondet e buxhetit të shtetit, por edhe qeverinë e cila e miratoi projektligjin për arsimin lartë vetëm pak kohë më parë. Në mbledhjen e Konferencës së Rektorëve është diskutuar mbi një draft, i cili argumenton problemet që do tu sillte universiteteve publike kjo formë financimi. Në këtë projekt thuhet se implementimi i sistemit kilian do të sillte asgjësim të universitete publike, rënie të cilësisë së universiteteve, pasi ky sistem do të sillte ulje të pagave të pedagogëve tek universitetet publike dhe largim të stafit të kualifikuar duke sjellë favorizim të universiteteve private. Ne draft thuhet se vete qeveria kiliane e ka njohur këtë skemë si një dështim, i cili u aplikua në kushte të caktuara. Profesorët që kanë hartuar këtë draft kanë saktësuar se ajo që e bën edhe më të rrezikshme financimin e universiteteve private me fondet e shtetit është se shumë familje në nevojë rrezikojnë të përjashtohen nga e drejta për tu arsimuar duke shkelur një nga të drejtat kushtetuese. Në draft theksohet se të ardhurat dytësore të universiteteve publike nuk janë përdorur nga universitetet publike sepse nuk janë lejuar, megjithëse nevojat e tyre janë të mëdha. Me këtë skemë të re edhe këto para sipas draftit të ministrit të arsimit do ti shkojnë universiteteve private të cilat nëse kanë bilance pozitive, një financim nga shteti do të shkaktonte rrjedhje financiare për përfitime individuale.
Skema
Në draftin e paraqitur ditën djeshëm nga rektorët financimi i Universiteteve mund të bëhet me burime publike (fondet shtetërore) apo private (taksat e studentëve, shitja e aseteve, donacione etj.). Tendenca që është konfirmuar në Evropë, dëshmon një përdorim të dyfishtë të burimeve publike dhe private (cost-sharing) për financimin e institucioneve të lartë. Roli i financimeve publike është i rëndësishëm edhe për qëllime barazie sociale. Literatura mbi temën e transferimeve interqeveritare sugjeron që mund të verifikohen situata ku burimet e taksave në dispozicion nuk janë të mjaftueshme për të financuar aktivitetet e disa institucioneve publike. Ky është rasti i sektorit universitar shtetëror, ku taksat e paguara nga studentët janë shumë më të ulëta sesa kostot e përgjithshme të Universitetit. Ndër të tjera rektorët theksojnë se ky është rasti i Shqipërisë ku universitetet publike bazohen në fonde publike dhe shkurtimi i tyre mund të vendosë në pikëpyetje ekzistencën e tyre. Financimi publik mund të jepet me dy mënyra: nga ana e ofertës dhe nga ana e kërkesës. Në rastin e parë, fondet publike i jepen prodhuesve, mbi bazën e nevojave të tyre për të mbështetur strategjitë financiare, ose mbi bazën e kostove. Në rastin e dytë, financimet jepen mbi bazën e konsumatorëve studentëve, të cilët nëpërmjet preferencave të tyre caktojnë ndarjen e fondeve mbi prodhuesit. problemet që drejtuesit e Universitetit të Tiranës kanë konstatuar në draftin e ri të Ministrisë së Arsimit kanë të bëjnë jo vetëm me cenimin e studentëve, por edhe me autonominë e vetë universitetit.
Kundërshtimet
Problemi kryesor që cënohet sipas vetë rektorëve është me ciklin e diplomave. Diplomat e lëshuara sipas ligjit në fuqi Për arsimin e lartë nuk janë vlerësuar njëlloj me projektligjin e ri. Kjo do të thotë se zhvlerësohen diplomat e lëshuara me ligjin e vjetër. Dy pikat të tjera kundërshtuese, janë edhe ato që kanë të bëjnë me vetë Universitetin e Tiranës. Sipas projektligjit të ri, preket autonomia e universitetit, pasi universiteti nuk ka të drejtë të miratojë strukturat e tij akademike, statusin e tij etj. Po ashtu, kriteret e konkurseve të pranimit, propozimi për koefiçientet e pranimit në universitete janë hequr si e drejtë e universitetit dhe do të miratohen nga Ministria e Arsimit. Ndërkaq, kundër projektligjit të ri të Ministrisë së Arsimit, që kërkon ti lërë universitet pa autonomi, duke i marrë vetë frenat e komandës nga lartë janë ngritur edhe disa përfaqësues të tjerë të botës akademike. Për rrjedhojë, pritet që para miratimit të këtij projektligji nga Këshilli i Ministrave, të kalohet përplasja e universiteteve publike me Ministrinë e Arsimit.
Ligji i kopjuar nga Kili, i dështuar që në gjenezë
Në këtë projekt thuhet se implementimi i sistemit kilian do të sillte asgjësim të universitete publike, rënie të cilësisë së universiteteve, pasi ky sistem do të sillte ulje të pagave të pedagogëve tek publike dhe largim të stafit të kualifikuar duke sjellë favorizim të universiteteve private. Në draft thuhet se vetë qeveria kiliane e ka njohur këtë skemë si një dështim, i cili u aplikua në kushte të caktuara. Sipas draftit të hartuar nga rektorët, në një analizë krahasuese me sistemet e ligjeve për Arsimin e Lartë në Evropë ligji shqiptar është më i cenuari e më problematiku. Pavarësisht disa karakteristikave të përbashkëta dhe afërsisë gjeografike, ndryshimet në sistemet dhe në prejardhjen e tyre duhen konsideruar. Kërkimet mbi sistemin e arsimit të lartë, në veçanti mbi politikën e financimit, janë ende të kufizuara në vendet në studim. Prandaj ky kapitull është një përpjekje e hershme për të kontribuar në një pasqyrim sistematik dhe një analizë krahasuese e sistemit të financimit të arsimit të lartë në rajonin e Evropës Juglindore dhe ndoshta inkurajon kërkime të mëtejshme në këtë çështje. Sipas rektorëve në Angli edukimi i lartë publik autonom sikundër në Gjermani, është një ndërmarrje publike. Në Angli, në të vërtetë, ekziston vetëm një universitet i vërtetë 'privat' (Buckingham). Gjatë vitit akademik 2001-2002 në Angli operonin 72 universitete (duke përfshirë edhe Universitetin e Hapur) të cilët regjistronin pak më pak se 1,400,000 studentë. Përveç kësaj ekzistonin edhe 46 kolegje ose institute të arsimit të lartë". Produkti historik i integrimit të mësimdhënies në kolegje me institucionet e tjera profesionale, bëjnë sot që ky sektor të konsiderohet zyrtarisht si arsimi i lartë dhe ofron kryesisht trajnim të mësimdhënësve, si dhe program të ndryshme në art. Një problem që lind nga financimi për studentë është qëndrueshmëria e financimit. Nëse shihet si një investim është e qartë se pritshmëria është për të patur përfitime në të ardhmen dhe një rëndësi e veçantë i jepet kthimit publik nga arsimi i lartë. Nëse arsimin e lartë e shohim si një shpenzim publik i kushtohet më pak rëndësi kthimit publik (përfitimit që ka shoqëria) kundrejt atij privat. sipas këtij këndvështrimi ka ulje të shpenzimeve në arsimin e lartë nga fondet publike dhe rritje të kontributeve private.
Rektorët: Financimi i Universiteteve private, i gabuar
Rektorët e universiteteve publike kanë kundërshtuar propozimin e ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj për financimin e universiteteve private me fondet e buxhetit të shtetit. Në mbledhjen e Konferencës së Rektorëve është diskutuar mbi një draft, i cili argumenton problemet që do tu sillte universiteteve publike kjo formë financimi. Ndërkaq, kundër projektligjit të ri të Ministrisë së Arsimit, në pikën ku thuhet se qeveria do të financojë me fondet e shtetit universitetet private kjo gjë sipas rektorëve është e papranueshme sepse shteti më parë duhet të financojë për problemet që kanë universitetet duke nisur që nga ambientet e pamjaftueshme për studentët e kushtet në të cilat ata duhet të studiojnë. Rektorët kundërshtojnë në këtë mënyrë jo vetëm MASH por