Reeker 2013 do ju ndjekim nga afer

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh të fortë Kryeministrit
Sali Berisha që lidhet me zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe
rëndësinë që merr për Washingtonin pavarësia e institucioneve shqiptare.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker, pas takimin me kryeministrin Berisha deklaroi se SHBA-të do të ndjekin nga afër zhvillimet gjatë vitit të ardhshëm.
“Është më të vërtetë nder për mua të rikthehem në Shqipëri dhe veçanërisht në këtë vit të rëndësishëm që përkon me 100-vjetorin e Pavarësisë. Me Kryeministrin diskutuam rreth marrëdhënieve të forta dypalëshe. Shqipëria është një partner i besueshëm i SHBA-së. Ne si gjithmonë patëm mundësinë për të javët e ardhshme janë kritike për të demonstruar vijimin e reformave dhe seriozitetin e qëllimeve që shkon përtej politikës dhe që pasqyrojnë interesin më të mirë dhe dëshirat e popullit shqiptar
Philip Reeker
biseduar perspektivën europiane të Shqipërisë dhe zhvillimet në rajon, duke vlerësuar gjithmonë pikëpamjet e Kryeministrit Sali Berisha në çështjet rajonale dhe ato globale. Washingtoni mbetet i përkushtuar ndaj demokratizimit të mëtejshëm të rajonit për integrimin euroatlantik. Siç edhe i tregova Kryeministrit Washingtoni do ta ndjekë nga shumë afër vitin e ardhshëm. Shpresojmë të shohim përparim në reforma dhe respektim të pavarësisë së institucioneve demokratike. Në veçanti javët e ardhshme janë kritike për të demonstruar vijimin e reformave dhe seriozitetin e qëllimeve që shkon përtej politikës dhe që pasqyrojnë interesin më të mirë dhe dëshirat e popullit shqiptar”, tha Reeker.
"Unë e njoha zotin Reeker me të gjitha reformat e ndërmarra, me problematikën që ne përballemi dhe që ekziston, me vendosmërinë e qeverisë për të bërë gjithçka për të merituar statusin e vendit kandidat dhe me vendosmërinë e qeverisë për të bërë çdo gjë për zgjedhje të lira e të ndershme, si dhe ftesën time ndaj Qeverisë dhe institucioneve të Shteteve te Bashkuara, për një prani sa më të gjerë të tyre në zgjedhjet e ardhshme.Një çështje e veçantë e diskutimeve me zotin Reeker ishte dhe konsolidimi i pavarësisë së institucioneve të vendit. Unë e garantova atë se mbetemi plotësisht të vendosur të punojmë për pavarësinë dhe funksionimin e tyre", tha Berisha.
Takimi Reeker-Berisha ishte parashikuar të zgjaste 60 minuta por kjo kohë ishte e pamjaftushme për intesitetin e çështje që zoti Reeker kishte për të ndarë me Kryeministrin duke e zgjatur takimin edhe 20 minuta të tjetra.
Zoti Reeker ndodhet në Tiranë për një vizitë disaditore në kuadër të konferencës “Roli i ardhshëm i NATO-s dhe BE-së në Europën Juglindore, zgjerimi i BE dhe sfidat transatlantike". Në qendër të bisedimeve të zotit Reeker më zyrtarët shqiptarë pritet të jenë zhvillimet e fundit në vend.
Nuk përjashtohet nga temat e diskutimit të zotit Reeker edhe privatizimi kompanisë ‘Albpetrol’, ku në garën për fitim e tenderit krahas një kompanie ruse, një tjetër kineze, janë edhe dy kompani amerikane.