Reeker: Besoj se të gjitha marrëveshjet do ti zbatoni deri në dhjetor
Zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Philip Reeker ka deklaruar se ekziston vullneti që deri në dhjetor të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, duke saktësuar se nga Serbia nuk pritet ta njohë Kosovën.
Po mendojmë se është e mundshme që e gjithë kjo të bëhet gjatë këtij viti. Kjo do të dëshmojë liderizëm serioz, angazhim dhe përkushtim serioz. Edhe më tutje është e domosdoshme të bëhet shumëçka prandaj është i nevojshëm angazhimi konstant, ka thënë Reeker në intervistën për gazetën Politika të Beograd në prag të vizitës së tij në rajon.
Natyrisht se jetësimi është kyç,kurse kërkesat janë plotësisht të qarta, nga se Këshilli i Evropës i ka paraqitur qartë kushtet për Serbinë dhe Kosovën që të mund të përparojnë në rrugën evropiane. Ato gjëra nuk janë ndryshuar. Jemi të vetëdijshëm se zbatimi gjithmonë është pjesa më e vështirë e punës, por konsiderojmë se është e mundshme të bëhet e gjithë kjo, ka theksuar Reeker.
Duke rikujtuar se SHBA e kanë njohur Kosovën, sie dhe rreth 100 shtete në botë, ka thënë Reeker duke shtuar se me këtë raste kemi marrë parasysh vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se pavarësia e Kosovës është legale.
Kjo është pikëpamja jonë dhe e kuptojmë se ekzistojnë edhe interpretime ndryshe. Sikurse e dini çështja e njohjes nuk është pjesë e dialogut dhe nga Serbia nuk pritet ta njeh Kosovën. Në vend të kësaj, dialogu është përqendruar në normalizimin e marrëdhënieve, me çka hidhet poshtë koncepti teorik mbi njohjen dhe çështja është fokusuar në problemet dhe tema të përditshme, në atë që ndikon në jetën e njerëzve, ka thënë Reeker, duke shtuar se njohja nuk do ta ndryshojë brenda natës jetën e dikujt veç kjo ndodh nëse i normalizoni marrëdhëniet.