Reeker: Javët e ardhshme kritike për Shqipërinë

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Philip Reeker ka deklaruar sot se javët e ardhshme janë kritike për Shqipërinë pasi vendi ynë duhet të demostrojnë reformat e arritura.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Sali Berisha, Reeker theksoi se SHBA-ja pret që Shqipëria të bëjë përparim në përmbushjen e reformave dhe respektimin e institucioneve.
"Ne presim që të shohim përparim të reformave dhe respektin të intitucioneve. Javët e ardhshme janë kritike për Shqipërinë pasi duhet të demostrohen reformat dhe qëllimet që shkojnë përtej politikës dhe të përmbushin aspiratat e qytetarëve” tha Reeker.
Gjithashtu Reeker theksoi se Shqipëria është një partnere e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa ka vlerësuar edhe rolin e vendit tonë në misionet ndërkombëtare
vijon...