E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armenia pezullon lidhjet parlamentare me Hungarinë

Ligjvënësit armenë kanë pezulluar raportet zyrtare në nivel parlamentar me Hungarinë. Lëvizja vjen pasi presidenti i Azerbejxhanit liroi një oficer ushtarak, i cili u ekstradua nga Hungaria, ku edhe po vuante dënimin e përjetshëm për vrasjen e një ushtaraku armen.
 

Në deklaratën e miratuar në parlamentin armen thuhet se lëvizja e Hungarisë “mund të krijojë një precedent, që inkurajon krimet kundër armenëve mbi baza etnike”. Më herët edhe presidenti armen ka pezulluar raportet diplomatike me Hungarinë.
 

Safarov është dënuar në vitin 2006 nga një Gjykatë e Budapestit, pasi pranoi që kishte vrarë oficerin armen Gurgen Markarianin, ndërsa të dy po merrnin pjesë në një trajnim të organizuar nga NATO-ja në vitin 2004 në Hungari.
 

Më 31 gusht Hungaria e ekstradoi Safarovin në Azerbejxhan pasi mori garanci nga Baku se dënimi i tij do të vazhdonte. Por, presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Alijev, e liroi Safarovin pas arritjes në Baku.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›