E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker-Meta: Zgjedhjet, test i kaluar me sukses

Shtetet e Bashkuara te Amerikes i cilesojne zgjedhjet e 23 qershorit, si nje test te kaluar me sukses nga politika shqiptare. Vleresimi eshte bere nga Ndihmes Sekretari i Shteti, Philip Reeker, gjate takimit me kryetarin e Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ne Forumin Strategjik ne Bled te Sllovenise. “Z.Reeker vleresoi ne menyre te vecante faktin se Shqiperia kaloi me sukses testin per mbajtjen e zgjedhjeve te ndershme dhe lira, si nje premise e rendesishme per te avancuar me tej drejt reformave strukturore, institucionale dhe ekonomike qe i duhen vendit per te njohur nje zhvillim te qendrueshem drejt rrugetimit ne BE”,- ben te ditur Zyra e Shtypit te LSI-se per takimin. Gjithashtu Reeker eshte shprehur se Shqiperia eshte nje “partnere e rendesishme e SHBA-ve ne rajon”. Kreu i LSI-se, Ilir Meta ka vleresuar takimin ne te cilin eshte diskutuar per reformat ne Shqiperi dhe shpejtimin e procesit te integrimit. “Ishte nje kenaqesi e vecante per tu takuar sot ne Bled me zevendesndihmes sekretarin e Shtetit z. Philip Reeker me te cilin kemi diskutuar lidhur me perspektiven e re qe eshte celur per Shqiperise pas zgjedhjeve te 23 qershorit, sidomos ne drejtim te rendesise se pershpejtimit te procesit te integrimit europian, si nje proces modernizues per vendin, per funksionimin e institucioneve dhe njekohesisht per te forcuar rolin stabilizues te Shqiperise ne gjithe rajonin e Ballkanit Perendimor”,- tha Meta pas takimit ne nje interviste per televizionin “Klan”. Gjithashtu, Meta ka shtuar se Reeker eshte ndalur ne rendesine qe SHBA-te i kushtojne zhvillimit te reformave ne Shqiperi. Meta ka shprehur mirenjohjen per qeverine e SHBA, e cila sic u shpreh ai, “ka qene vendimtare me asistencen dhe ndihmen e saj, jo vetem ne momentet me te veshtira per Shqiperine dhe shqiptaret, por edhe ne demokratizimin e metejshem te politikes dhe shoqerise”. Kreu i LSI-se u shpreh se roli i SHBA-ve ishte “shume jetik per transparencen e plote te zgjedhjeve”. Meta dhe Reeker kane konfirmuar marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve dhe popujve. Ne menyre te vecante, takimi eshte fokusuar ne rolin e pazevendesueshem te Shqiperise per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Kreu i LSI-se, i cili do te mbaje dhe detyren e kryetarit te Parlamentit te ri eshte ndalur dhe ne rendesine qe ka intensifikimi i bashkepunimit rajonal. Kreu i LSI-se, Ilir Meta eshte shprehur gjate takimit se mazhoranca e re do te fokusohet ne ceshtjet ne reformat kryesore qe do te pershpejtojne integrimin e vendit ne Bashkimin Europian.

Zgjedhjet

“Reeker vleresoi ne menyre te vecante faktin se Shqiperia kaloi me sukses testin per mbajtjen e zgjedhjeve te ndershme dhe lira, si nje premise e rendesishme per te avancuar me tej drejt reformave strukturore, institucionale dhe ekonomike qe i duhen vendit per te njohur nje zhvillim te qendrueshem drejt rrugetimit ne BE”.

“Mbeshtesim cdo vendim te SHBA per Sirine”

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka diskutuar me zevendessekretarin e Shtetit Reeker dhe per zhvillimet e fundit ne Siri. Meta eshte shprehur se Shqiperia do te mbeshtese cdo vendim te SHBA ne lidhje me Sirine. “ Shqiperia mbetet e palekundur ne partneritetin strategjik me SHBA dhe e angazhuar per te kontribuar si nje anetare e denje e NATO-s ne te gjitha perpjekjet e SHBA per te pasur lidershipin ne krijimin e nje bote me te lire dhe me te paqte per te gjithe. Ne kete kontekst, Shqiperia do te vazhdoje te mbeshtese cdo vendim qe SHBA dhe aleatet e saj do te marrin ne lidhje me ceshtjen e Sirise”,- eshte shprehur Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›