E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS serish ne zgjedhje, me 26 shtator mbaron mandati i Rames



Pas fitores se zgjedhjeve te 23 qershorit, Partia Socialiste pritet te hyje ne nje tjeter proces elektoral, kete here brenda radheve te saj. Sipas statutit te PS-se, ne daten 26 shtator perfundon mandati kater vjecar i kryetarit aktual te partise. Nese Partia Socialiste do te respektoje rregulloren themelore te organizimit te saj, duhet qe brenda dates 26 duhet te kete nisur dhe procedurat per zgjedhjen e kreut te ri te saj. Pas fitores se zgjedhjeve, procesi i brendshem zgjedhor eshte lene ne hije, pasi kreu aktual eshte angazhuar ne formimin e qeverise dhe pergatitjen e programit qeverises. Ne baze te statutit, duhet te mblidhet fillimisht Asambleja Kombetare e PS-se, e cila do te percaktoje dhe mbajtjen e kongresit. “Kur vendi i kryetarit te partise mbetet vakant, Asambleja Kombetare mblidhet brenda 15 ditesh dhe therret brenda 30 ditesh Kongresin e jashtezakonshem te partise per administrimin e kandidaturave dhe caktimin e dates se votimit per zgjedhjen nga anetaresia te kryetarit te ri te partise, e cila nuk duhet te jete me vone se nje muaj nga data e zhvillimit te Kongresit”, thuhet ne nenin 27 te statutit te PS-se. Me pas, kongresi i PS-se, administron kandidaturat dhe procedurat e zgjedhjeve. Ne nenin 26 te statutit thuhet se kongresi percakton dhe daten e zgjedhjeve per kreun e partise. “Kongresi vendos daten e zhvillimit te votimit nga anetaresia e partise ne shkalle vendi per zgjedhjen e kryetarit te PS-se sipas parimit “nje anetar nje vote”, jo me vone se nje muaj nga data e zhvillimit te Kongresit”,- thuhet ne nenin 26 te statutit. Ne 26 shtatori i 2009-es kreu i PS-se ka marre mandatin e dyte ne krye te Partise Socialiste me parimin “nje anetar nje vote”. Ai kandidoi perballe Maqo Lakrorit dhe fitoi me afro 90% te votave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›