Reeker nis vizitën në Kosovë

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker, do të qëndrojë në Kosovë nga sot deri më 6 korrik.
Reeker pritet të takohet me përfaqësuesit e lartë politikë të Kosovës, në mesin e tyre presidenten Jahjaga, kryeministrin Thaçi, zëvendëskryeministrin Kuçi dhe kryediplomatin Hoxhaj.
Takime të veçanta, Reeker do të ketë edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj./Indeksonline/